Kushtet e shërbimit të Google Play

15 mars 2023 (Shiko versionin e arkivuar)

1. Prezantimi

Kushtet e zbatueshme. Faleminderit që përdorni Google Play. Google Play është shërbim që ofrohet nga Google LLC ("Google", "ne" ose "neve"), me adresë 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, California 94043, SHBA. Përdorimi nga ana juaj i Google Play dhe i aplikacioneve (duke përfshirë Aplikacionet Android të çastit), shërbimeve të sistemit, lojërave, filmave, librave, revistave ose përmbajtjeve ose shërbimeve të tjera dixhitale (të referuara si "Përmbajtja") të disponueshme përmes tij, u nënshtrohen këtyre Kushteve të shërbimit të Google Play (“Kushtet e shërbimit të Play”) dhe Kushteve të shërbimit të Google ("Kushtet e shërbimit të Google") (së bashku të referuara si "Kushtet"). Google Play është "shërbim" siç përshkruhet në Kushtet e shërbimit të Google. Nëse ka ndonjë konflikt mes Kushteve të shërbimit të Play dhe Kushtet e shërbimit të Google, do të kenë përparësi Kushtet e shërbimit të Play.

2. Përdorimi nga ana juaj i Google Play

Qasja dhe përdorimi i përmbajtjes. Mund ta përdorni Google Play për të shfletuar, lokalizuar, shikuar, transmetuar ose shkarkuar Përmbajtjen për celularin, kompjuterin, televizorin, orën ose pajisjet tuaja të tjera të mbështetura ("Pajisja"). Për të përdorur Google Play, juve ju nevojitet një Pajisje që plotëson kërkesat e sistemit dhe përputhshmërisë për Përmbajtjen përkatëse, qasje funksionale në internet dhe softuerë të përputhshëm. Disponueshmëria e Përmbajtjes dhe e veçorive do të ndryshojë sipas vendeve dhe jo e gjithë Përmbajtja ose veçoritë mund të jenë të disponueshme në vendin tuaj. Disa Përmbajtje mund të jenë të disponueshme për t'u ndarë me anëtarët e familjes. Përmbajtja mund të ofrohet nga Google ose të vihet në dispozicion nga palë të treta jo partnere me Google. Google nuk është përgjegjës dhe nuk miraton asnjë Përmbajtje të vënë në dispozicion përmes Google Play, e cila vjen nga një burim tjetër përveç Google.

Kufizimet e moshës. Për të përdorur Google Play, duhet të keni një llogari të vlefshme të Google ("Llogaria e Google"), që u nënshtrohet kufizimeve të moshës si më poshtë. Nëse në vendin tuaj konsideroheni i mitur, duhet të keni lejen e prindit ose të kujdestarit ligjor për të përdorur Google Play dhe të pranoni Kushtet. Ju duhet të respektoni çdo kufizim tjetër moshe që mund të aplikohet për përdorimin e Përmbajtjes ose funksioneve specifike në Google Play. Menaxherët e familjes dhe anëtarët e familjes duhet të plotësojnë gjithashtu edhe këto kushte shtesë.

Tarifat e palëve të treta. Ju jeni përgjegjës për çdo tarifë për qasjen ose të dhënat, të shkaktuar nga palë të treta (të tilla si ofruesi juaj i internetit ose operatori celular) në lidhje me përdorimin dhe shikimin nga ana juaj të Përmbajtjes dhe të Google Play.

Përditësimet. Google Play, bibliotekat e lidhura mbështetëse ose Përmbajtja mund të kenë nevojë për përditësim, për shembull, për rregullime të defekteve në kod, përmirësimin e funksioneve, për përbërësit shtesë të munguar dhe versionet e reja (kolektivisht, "Përditësimet"). Këto Përditësime mund të jenë të nevojshme që ju të përdorni Google Play ose të keni qasje, të shkarkoni ose të përdorni Përmbajtjen. Duke pranuar këto Kushte dhe duke përdorur Google Play, ju pranoni t'i merrni këto Përditësime automatikisht. Mund të jeni në gjendje të menaxhoni Përditësimet e Përmbajtjeve të caktuara përmes "Cilësimeve" në Google Play. Por, nëse përcaktohet se Përditësimi do të rregullojë një dobësi kritike të sigurisë ose problem kritik të funksionimit të lidhur me Përmbajtjen, ose që do të parandalojë abuzimin, atëherë ai mund të kryhet pavarësisht cilësimeve tuaja të Përditësimit në Google Play ose në Pajisjen tuaj. Nëse një dyqan tjetër aplikacionesh tenton ta përditësojë Përmbajtjen që është shkarkuar fillimisht nga Google Play, mund të merrni një paralajmërim ose përditësime të tilla mund të parandalohen plotësisht.

Informacionet rreth jush. Politika e privatësisë e Google përshkruan mënyrën se si ne i trajtojmë të dhënat tuaja personale dhe mbrojmë privatësinë tuaj gjatë përdorimit të Google Play. Google mund të ketë nevojë t’ua japë informacionet tuaja personale, të tilla si emrin dhe adresën tuaj të email-it, Ofruesve për qëllim të përpunimit të transaksioneve tuaja ose për t'ju siguruar juve Përmbajtjen. Ofruesit pranojnë t'i përdorin këto informacione në përputhje me politikat e tyre të privatësisë.

Nëse jeni pjesë e një grupi familjeje në Google Play, anëtarët e familjes suaj do të jenë në gjendje të shohin informacione të caktuara rreth jush. Nëse jeni menaxher familjeje i një grupi familjeje në Google Play, anëtarët e familjes që ju ftoni të bashkohen me grupin e familjes do të shohin emrin, fotografinë tuaj dhe adresën e email-it. Nëse bashkoheni me një grup familjeje si anëtar familjeje, anëtarët e tjerë të familjes do të jenë në gjendje të shohin emrin, fotografinë tuaj dhe adresën e email-it. Menaxheri i familjes suaj mund të jetë gjithashtu në gjendje të shohë moshën tuaj, si dhe të shohë një regjistrim të të gjitha blerjeve që bëni duke përdorur metodën e përcaktuar të pagesës së familjes, duke përfshirë një përshkrim të Përmbajtjes së blerë. Nëse Përmbajtja është e disponueshme për ndarje me familjen dhe ju e ndani atë me grupin e familjes suaj, atëherë të gjithë anëtarët e familjes do të jenë në gjendje të kenë qasje te Përmbajtja dhe të shikojnë që e keni blerë atë.

Qasja e paautorizuar në llogari. Ju duhet t'i ruani të dhënat tuaja të llogarisë të sigurta dhe nuk duhet t'i ndani ato me asnjë tjetër. Ju nuk duhet të mblidhni ose grumbulloni të dhëna personale të ndonjë përdoruesi të Google Play ose të ndonjë përdoruesi të Shërbimeve të tjera të Google përmes Google Play, duke përfshirë edhe emrat e llogarive.

Llogaritë e çaktivizuara. Nëse Google çaktivizon qasjen në llogarinë tuaj në përputhje me Kushtet (për shembull, nëse shkelni Kushtet), juve mund t'ju ndalohet qasja në Google Play, në të dhënat e llogarisë suaj ose në skedarët apo Përmbajtjet e tjera që janë të ruajtura në llogarinë tuaj. Shikoni Qendrën e ndihmës për më shumë informacione. Nëse jeni menaxher familjeje i një grupi familjeje në Google Play dhe Google e çaktivizon qasjen në llogarinë tuaj, anëtarët e familjes suaj mund ta humbin qasjen në veçoritë e familjes që kërkojnë një grup familjeje, të tilla si mënyra e pagesës së familjes, abonimet e familjes apo Përmbajtja e ndarë nga anëtarët e familjes. Nëse jeni menaxher familjeje i një grupi familjeje në Google Play dhe Google e çaktivizon qasjen në llogarinë tuaj, anëtarët e familjes suaj do ta humbin qasjen në Përmbajtjen që keni ndarë me ta.

Mbrojtja nga softuerët keqdashës. Për t'ju mbrojtur kundër softuerëve keqdashës të palëve të treta, URL-ve dhe problemeve të tjera të sigurisë, Google mund të marrë informacione rreth lidhjeve të rrjetit të Pajisjes suaj, URL-ve që mund të jenë të dëmshme, sistemit të saj operativ dhe aplikacioneve të instaluara në Pajisjen tuaj përmes Google Play ose nga burime të tjera. Google mund t'ju paralajmërojë nëse ai e konsideron një aplikacion ose URL të pasigurt, ose mund ta heqë apo bllokojë instalimin e tij në Pajisjen tuaj nëse dihet se është i dëmshëm për pajisjet, të dhënat ose përdoruesit. Ju mund të zgjidhni t'i çaktivizoni disa nga këto mbrojtje te "Cilësimet" e Google në Pajisjen tuaj, por Google mund të vazhdojë të marrë informacione rreth aplikacioneve të instaluara përmes Google Play, dhe aplikacionet e instaluara në Pajisjen tuaj nga burime të tjera mund të vazhdojnë të analizohen për probleme sigurie pa dërguar informacione te Google.

Aplikacionet Android të çastit. Kur klikoni mbi një lidhje në pajisjen tuaj, Google Play mund të kontrollojë nëse ekziston një aplikacion i zbatueshëm i çastit dhe, nëse po, e hap lidhjen brenda aplikacionit të çastit. Çdo kod që nevojitet për të ekzekutuar pjesë të aplikacionit të çastit ku ju keni qasje, do të shkarkohet në Pajisjen tuaj dhe do të ruhet në të përkohësisht. Detajet e aplikacionit për një aplikacion të çastit mund të gjenden në dyqanin e Google Play. Të dhënat dhe cilësimet e "Aplikacioneve Android të çastit" sinkronizohen me pajisjet ku jeni identifikuar me llogarinë tuaj të Google. Ju mund të zgjidhni t'i çaktivizoni "Aplikacionet e çastit" të Android në cilësimet e Pajisjes suaj.

Ndryshimet e këtyre Kushteve. Nëse ndryshojnë Kushtet e shërbimit të Play, do t'ju jepet njoftim të paktën 30 ditë para dhe Kushtet e reja të shërbimit të Play do të hyjnë në fuqi pas kësaj periudhe njoftimi. Vazhdimi i përdorimit të Google Play nga ana juaj pas kësaj periudhe njoftimi do të tregojë se ju pranoni Kushtet e reja të shërbimit të Play. Kushtet e reja të shërbimit të Play do të zbatohen për përdorimin tuaj të të gjitha Përmbajtjeve (duke përfshirë edhe Përmbajtjet që keni instaluar ose blerë në të kaluarën) dhe të gjitha instalimet ose blerjet vijuese. Nëse nuk i pranoni këto ndryshime, do t'ju jepet mundësia të shkarkoni Përmbajtjen që keni blerë ose instaluar më parë dhe të përfundoni përdorimin e Google Play nga ana juaj. Ju mund të vazhdoni të shikoni atë kopje të Përmbajtjes në Pajisjet tuaja në përputhje me versionin më të fundit të Kushteve të shërbimit të Play që keni pranuar.

3. Blerjet dhe pagesat

Përmbajtja falas. Google mund t'ju lejojë të shkarkoni, shikoni ose përdorni Përmbajtje pa pagesë në Google Play. Mund të zbatohen kufizime shtesë për qasjen dhe për përdorimin nga ana juaj të disa Përmbajtjeve falas.

Blerja e Përmbajtjes. Kur ju blini Përmbajtje në Google Play ose duke e përdorur atë, ju do të lidhni një kontratë të veçantë shitjeje bazuar në këto Kushte (sipas zbatimit) me shitësin, i cili do të jetë:

(a) Google Commerce Limited; ose

(b) ofruesi i Përmbajtjes ("Ofruesi"), duke përfshirë edhe ku Google Commerce Limited vepron si agjent për Ofruesin.

Kontrata e veçantë e shitjes është shtesë e këtyre Kushteve.

Për shitjet ku Google vepron si agjent për Ofruesin, deklarata në Kushtet e shërbimit të Google se Kushtet e shërbimit të Google "nuk krijojnë të drejta të përfituesve të palëve të treta", nuk zbatohet për përdorimin e Google Play nga ana juaj.

Kontrata juaj për blerjen dhe përdorimin e Përmbajtjes kryhet sapo ju merrni email-in nga Google që konfirmon blerjen tuaj të asaj Përmbajtjeje, dhe përmbushja e kësaj kontrate fillon sapo të kryhet blerja.

Porositë paraprake. Kur ju vendosni një porosi paraprake për ndonjë Përmbajtje, kontrata juaj për blerjen dhe përdorimin e atij artikulli përmbushet kur Përmbajtja ju vihet në dispozicion, dhe ju do të tarifoheni për blerjen në atë kohë. Ju mund ta anuloni porosinë tuaj paraprake në çdo moment deri në pikën kur Përmbajtja të bëhet e disponueshme për ju. Juve do t'ju duhet ta anuloni porosinë paraprake nëse Përmbajtja tërhiqet nga shitja përmes Google Play përpara se të vihet në dispozicion dhe ne rezervojmë të drejtën ta anulojmë porosinë tuaj në rast ndryshimi çmimi përpara se të përmbushet porosia juaj.

Metoda e pagesës e grupit të familjes. Nëse jeni menaxher familjeje i një grupi familjeje në Google Play, do t'ju kërkohet të konfiguroni një mënyrë të vlefshme pagese familjeje për përdorim nga anëtarët tuaj të familjes për të blerë Përmbajtje në Google Play dhe brenda aplikacioneve. Ju do të jeni përgjegjës për të gjitha blerjet e Përmbajtjeve nga anëtarët e familjes suaj duke përdorur mënyrën e pagesës së familjes. Nëse zbulohet një grup familjeje ose një anëtar familjeje largohet nga grupi i familjes, ju mund të tarifoheni për blerjet në pritje që janë kryer nga anëtarët e familjes duke përdorur mënyrën e pagesës së familjes.

Google Payments. Për ta blerë Përmbajtjen përmes Google Play, duhet të keni një llogari të Google Payments dhe të pranoni Kushtet e shërbimit të Google Payments. Njoftimi i privatësisë së Google Payments zbatohet kur blini Përmbajtje duke përdorur një llogari të Google Payments. Ju jeni përgjegjës për të gjitha shumat e pagueshme që lidhen me blerjet që bëhen përmes Google Play në llogarinë tuaj të Google Payments.

Metodat e tjera të përpunimit të pagesave. Google mund të vërë në dispozicionin tuaj mënyra të ndryshme të përpunimit të pagesave përveç Google Payments për të lehtësuar blerjen e Përmbajtjeve përmes Google Play. Ju duhet të respektoni kushtet e përgjithshme përkatëse ose marrëveshjet e tjera ligjore, qoftë me Google apo një palë të tretë, të cilat rregullojnë përdorimin nga ana juaj të një mënyre të caktuara të përpunimit të pagesave. Google mund të shtojë ose heqë metoda të përpunimit të pagesave sipas gjykimit të vet. Ju jeni vetë përgjegjës për të gjitha shumat e pagueshme që shoqërojnë blerjet që ju kryeni në Google Play.

Përshtatshmëria për faturimin e operatorit celular. Për të përcaktuar përshtatshmërinë tuaj që blerjet e Përmbajtjeve që ju kryeni përmes Pajisjeve tuaja t'i faturoni në llogarinë e ofruesit të rrjetit, kur ju krijoni një llogari të Google Play në një pajisje, ne do të dërgojmë identifikues të Pajisjes suaj, p.sh. ID-në e abonentit dhe numrin e serisë së kartës SIM tek ofruesi juaj i rrjetit. Për ta lejuar këtë, juve ju nevojitet të pranoni kushtet e shërbimit të ofruesit të rrjetit. Ofruesi i rrjetit mund të na dërgojë neve informacionin e adresës suaj të faturimit. Ne do t'i mbajmë dhe përdorim këto informacione në përputhje me Politikat e privatësisë së Google dhe Njoftimit të privatësisë së Google Payments.

Çmimi. Çmimet dhe disponueshmëria e të gjitha Përmbajtjeve të afishuara përmes Google Play u nënshtrohen ndryshimeve në çdo moment përpara blerjes.

Taksat. "Taksat" nënkuptojnë çdo detyrim, tarifa doganore, tatime ose taksa (përveç tatimit mbi të ardhurat) që shoqërojnë shitjen e Përmbajtjes, duke përfshirë çdo gjobë apo interes përkatës. Ju jeni përgjegjës për çdo Taksë dhe duhet ta paguani Përmbajtjen pa zbritje për Taksa. Nëse shitësi i Përmbajtjes ose Google është i detyruar të grumbullojë ose paguajë Taksa, Taksat do t'ju tarifohen juve. Ju duhet të jeni në pajtim me të gjitha ligjet e zbatueshme tatimore në tërësi dhe individualisht, duke përfshirë raportimin dhe pagimin e çdo Takse që lind në lidhje me përdorimin nga ana juaj të Google Play ose blerjen e Përmbajtjes përmes Google Play. Raportimi dhe pagesa e këtyre Taksave të zbatueshme janë përgjegjësia juaj.

Të gjitha shitjet janë përfundimtare. Shikoni Politikën e rimbursimit të Google Play për më shumë informacione rreth të drejtave tuaja për të tërhequr, anuluar ose kthyer blerjet kundrejt rimbursimit. Përveçse siç përcaktohet shprehimisht në Kushtet e shërbimit të Google, në Politikën e rimbursimit të Google Play ose në politikat e rimbursimit të Ofruesit, të gjitha shitjet janë përfundimtare, dhe nuk lejohen kthime, zëvendësime apo kthim parash. Nëse për një transaksion jepet një zëvendësim, kthim apo kthim parash, transaksioni mund të kthehet mbrapsht dhe ju nuk mund të jeni më në gjendje të keni qasje në Përmbajtjet që bletë përmes atij transaksioni.

Abonimet. Abonimet tarifohen automatikisht çdo periudhë faturimi (qoftë çdo javë, çdo muaj, çdo vit apo ndonjë periudhë tjetër) dhe ju mund të tarifoheni jo më herët se 24 orë përpara fillimit të secilës periudhë faturimi.

(a) Periudhat e provave. Kur abonoheni në Përmbajtje kundrejt një çmimi, ju mund të merrni qasje në përfitimet e abonimit pa pagesë për një periudhë prove të specifikuar, pas së cilës ju do të faturoheni derisa të anuloni abonimin tuaj. Për të shmangur tarifimin, ju duhet ta anuloni përpara përfundimit të periudhës së provës. Pasi të anuloni provën, do të humbni menjëherë qasjen te Përmbajtja dhe çdo privilegj abonimi, përveçse kur specifikohet ndryshe. Qasja në këto periudha prove mund të jetë e kufizuar në një numër të caktuar provash për secilin përdorues gjatë një periudhe të caktuar ose kufizime të tjera.

(b) Anulimet. Ju mund ta anuloni një abonim në çdo moment përpara përfundimit të periudhës së zbatueshme të faturimit të përshkruar në Qendrën e ndihmës dhe anulimi do të zbatohet në periudhën e ardhshme. Për shembull, nëse blini një abonim mujor, ju mund ta anuloni atë abonim në çdo moment gjatë çdo muaji të abonimit, dhe abonimi do të anulohet në fund të periudhës së faturimit periodik që kishit. Ju nuk do të merrni një kthim të parave për periudhën aktuale të faturimit, përveçse siç përcaktohet ndryshe në Politikën e rimbursimit të Google Play (për shembull, kur Përmbajtja është me defekt. (c) Reduktimet për abonentët e materialeve të shtypura. Disa Ofrues të botimeve periodike mund t'ju lejojnë të blini një abonim të Përmbajtjes periodike në Google Play me çmim të reduktuar nëse tashmë jeni abonent i materialeve të shtypura. Nëse e anuloni abonimin tuaj të materialeve të shtypura të atij botimi periodik ose abonimi juaj i materialeve të shtypura skadon dhe ju nuk e rinovoni atë, abonimi juaj me çmim të reduktuar në atë Përmbajtje në Google Play do të anulohet automatikisht.

(d) Rritjet e çmimeve. Kur blini një abonim, ju do të tarifoheni fillimisht me çmimin e zbatueshëm në momentin e abonimit tuaj. Nëse çmimi i abonimit rritet më vonë, Google do t'ju njoftojë. Rritja do të zbatohet në pagesën e radhës që është e pagueshme pas njoftimit, me kusht që juve t'ju jepet një njoftim paraprak prej të paktën 30 ditësh përpara se të kryhet tarifimi. Nëse ju jepet një njoftim paraprak prej më pak se 30 ditësh, rritja e çmimit nuk do të zbatohet deri në pagesën pas pagesës së radhës që është për t'u paguar. Nëse nuk dëshironi ta paguani çmimin e rritur për një abonim, ju mund ta anuloni abonimin siç përshkruhet në seksionin e Anulimeve të këtyre Kushteve dhe nuk do të tarifoheni me shuma të mëtejshme për abonimin, me kusht që ju të na keni njoftuar përpara përfundimit të periudhës aktuale të faturimit. Aty ku Ofruesi e rrit çmimin e një abonimi dhe kërkohet miratim, Google mund ta anulojë abonimin tuaj përveçse kur ju pranoni çmimin e ri. Nëse abonimi juaj anulohet dhe më pas vendosni të riabonoheni, ju do të tarifoheni me çmimin e abonimit që është në atë moment aktual.

4. Të drejtat dhe kufizimet

Licenca për të përdorur Përmbajtjen. Pas përfundimit të një transaksioni ose pagesës së tarifave të zbatueshme për Përmbajtjen, ju do të keni një të drejtë joekskluzive, vetëm siç lejohet shprehimisht në këto Kushte dhe politikat e lidhura, për të ruajtur, për t'u qasur, për të shikuar, përdorur dhe afishuar kopjet e Përmbajtjes së zbatueshme në Pajisjet tuaja ose siç autorizohet ndryshe vetëm për përdorimin tuaj personal dhe jotregtar. Rezervohen të gjitha të drejtat, titujt e pronësisë dhe interesat në Google Play dhe në Përmbajtje që nuk ju janë dhënë juve shprehimisht sipas Kushteve. Përdorimi nga ana juaj i aplikacioneve dhe lojërave mund të drejtohet nga kushtet e përgjithshme shtesë të marrëveshjes së licencës së përdoruesit fundor mes jush dhe Ofruesit.

Shkelja e Kushteve të licencës. Nëse ju shkelni ndonjë prej Kushteve, të drejtat tuaja sipas kësaj licence do të përfundojnë menjëherë dhe Google mund ta përfundojë qasjen tuaj në Google Play, Përmbajtje ose "Llogarinë tuaj të Google" pa ju rimbursuar.

Kufizimet: Ju nuk mund të:

Dispozitat e palëve të treta. Pavarësisht gjithçkaje në kundërshtim me këto Kushte, palët e treta që licencojnë Përmbajtjen e tyre në Google janë përfitues të palëve të treta të synuar sipas këtyre Kushteve vetëm në lidhje me dispozitat specifike të këtyre Kushteve që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me Përmbajtjen e tyre ("Dispozitat e palëve të treta") dhe vetëm për qëllimin e dhënies së mundësisë këtyre palëve të treta për të zbatuar të drejtat e tyre në këtë Përmbajtje. Për të shmangur dyshimet, asgjë në këto Kushte nuk i jep një përfituesi palë e tretë të drejta mbi një palë, në lidhje me ndonjë dispozitë që bie jashtë Dispozitave të palëve të treta, që përfshin, por pa u kufizuar me, dispozitat apo marrëveshjet e përfshira si referencë ose që mund të referohen pa përfshirje, në këto Kushte.

Politikat e Play. Postimi i komenteve në Google Play u nënshtrohet politikave të mëposhtme. Nëse doni që të raportoni abuzime apo shkelje të tjera të përmbajtjes, klikoni këtu.

Përmbajtja me defekt. Pasi t'ju vihet në dispozicion Përmbajtja përmes llogarisë suaj, ju duhet ta kontrolloni Përmbajtjen sa më shpejt të jetë e e mundur në mënyrë të arsyeshme për t'u siguruar që ajo funksionon dhe vepron siç përcaktohet, si dhe të na njoftoni neve ose Ofruesin sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë të arsyeshme nëse gjeni ndonjë gabim ose defekt. Shikoni Politikën e rimbursimit të Google Play për më shumë informacion.

Heqja ose mungesa e disponueshmërisë së përmbajtjes. Duke iu nënshtruar Kushteve, Përmbajtja që ju blini ose instaloni do të jetë në dispozicionin tuaj përmes Google Play për periudhën e përzgjedhur prej jush, në rastin e një blerjeje për një periudhë qiraje, dhe në rastet e tjera për sa kohë që Google ka të drejtën ta bëjë këtë Përmbajtje të disponueshme për ju. Në disa raste (për shembull, nëse Google humb të drejtat përkatëse, ndërpret ofrimin e një shërbimi ose Përmbajtjeje, ose nëse ka shkelje të kushteve të zbatueshme ose ligjit), Google mund të heqë nga Pajisja juaj ose mund të ndalojë ofrimin te ju të qasjes në Përmbajtje të caktuara që ju keni blerë. Për Përmbajtjet e shitura nga Google Commerce Limited, juve mund t'ju jepet njoftim për këtë heqje ose pushim, kur është e mundur. Nëse ju nuk jeni në gjendje të shkarkoni një kopje të Përmbajtjes përpara kësaj heqjeje ose pushimi, Google mund t'ju ofrojë (a) një zëvendësim të Përmbajtjes nëse është e mundur ose (b) një rimbursim të plotë ose të pjesshëm të çmimit të Përmbajtjes. Nëse Google ju jep rimbursim, rimbursimi do të jetë zgjidhja juaj e vetme.

Llogaritë e shumëfishta. Nëse keni "Llogari të Google" të shumëfishta me emra të ndryshëm përdoruesi, në disa raste mund ta transferoni Përmbajtjen nga një llogari në një llogari tjetër, me kusht që ju të jeni zotëruesi i secilës llogari dhe me kusht që Google të ketë aktivizuar një funksion të shërbimit përkatës që lejon këto transferime.

Kufijtë për qasjen në Pajisje. Google herë pas here mund të vendosë kufij në numrin e Pajisjeve ose aplikacioneve të softuerëve që ju mund të përdorni për të pasur qasje në Përmbajtje. Vizitoni Rregullat e përdorimit të "Google Play Filma dhe TV"/Google TV për më shumë informacion rreth këtyre kufijve për "Google Play Filma dhe TV".

Aktivitetet e rrezikshme. Asnjë prej Shërbimeve ose Përmbajtjeve nuk janë krijuar për t'u përdorur në funksionimin e impianteve bërthamore, sistemeve të mbështetjes së jetës, komunikimeve të urgjencës, sistemeve të navigimit ose komunikimit ajror, sistemet e kontrollit të trafikut ajror ose ndonjë aktivitet tjetër të tillë, rast në të cilin dështimi i Shërbimeve ose Përmbajtjeve mund të çonte në vdekje, lëndime personale apo dëmtime të rënda fizike apo mjedisore.

Google Play Filma dhe TV/Google TV. Për detaje shtesë dhe kufizimet në lidhje me qasjen tuaj dhe përdorimin e "Google Play Filma dhe TV"/Google TV, shikoni Rregullat e përdorimit të "Google Play Filma dhe TV"/Google TV.