I Cmenduri I Pavionit 3

Booktique.al
Free sample

 Titulli: I çmenduri i pavionit 3

Leonard Veizi me romanin e tij më të fundëm "I çmenduri i pavionit 3", dëshmon për rritjen e tij artistike, duke na dhënë profilin e një romancieri me të ardhme. Origjinaliteti i rrëfimit dhe befasia e ngjarjeve që zhvillohen në roman, e bëjnë këtë libër të lexohet shpejt dhe me kënaqësi. Romani "I çmenduri i pavionit 3" është një triller psikologjik, nga të paktët të mirëfilltë shkruar prej një shkrimtari shqiptar. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë, duke mbetur kështu gjatë në mendjen e lexuesit. "I çmenduri i pavionit 3"është një vepër që shquhet për një frymëmarrje të gjerë, brenda së cilës ndeshen misteri dhe realiteti, pasioni dhe imagjinata, ambicia dhe pamundësia. Ngjarjet që zhvillohen në roman nuk shfaqen si qëllim në vetvete, por atë burojnë natyrshëm nën peshën e kohës në të cilën ndodhin. Mos përcaktimi i një vendi të caktuar gjeografikisht, dhe mënyra trajtimit të veprës i japin asaj një përmasë të madhe. Romani "I çmenduri i pavionit 3" shquhet për një gjuhë të pasur dhe të pastër. Autori e di se çfarë do të thotë me atë që shkruan dhe këtë e jep në mënyrën më të plotë, në formë, në stil dhe në përmbajtje. Arma e fortë e këtij autori është dialogu i zhdërvjellët. Proza e tij të rrëmben dhe duke shfaqur para teje skena të tilla që konvertohen njëherësh brenda teje si imazhe filmike, të cilat njëherësh të mbërthejnë në vorbullën e rrëfimit, tensionin që krijohet nga situatat dhe në fund nuk të mbetet gjë tjetër veçse të admirosh zgjidhjet tejet origjinale. Kjo e bën atë të dallueshëm në morinë e botimeve shqiptare. Autori i romani "I çmenduri i pavionit 3' na shfaqet më i plotë, si në stil, ashtu edhe sa i përket kompozicionit letrar. Mesazhet e tij vijnë të qarta dhe të pastra. Ato janë kode të kuptueshme për të gjithë. Në faqet e romanit vërehet dashuria dhe dyfytyrësia, virtyti dhe hipokrizia, drama sociale dhe ajo individuale, çmitizimi dhe eksplorimi, etj. Çdo kapitull, sjell një ngjyrë ndryshe, duke krijuar kështu, një buqetë sa të bukur aq edhe origjinale. I dëshmuar më herët si një shkrimtar me profil të krijuar qartë, Leonard Veizi na sjell me këtë roman një vepër të nivelit të lartë, duke treguar në të njëjtën kohë se ai vazhdon të jetë një shkrimtar i veçantë në stil dhe temat që sjell.

 

Read more
Loading...

Additional Information

Publisher
Booktique.al
Read more
Published on
Nov 25, 2014
Read more
Pages
422
Read more
Language
Albanian
Read more
Genres
Fiction / Fantasy / General
Fiction / General
Read more
Content Protection
This content is DRM protected.
Read more
Read Aloud
Available on Android devices
Read more

Reading information

Smartphones and Tablets

Install the Google Play Books app for Android and iPad/iPhone. It syncs automatically with your account and allows you to read online or offline wherever you are.

Laptops and Computers

You can read books purchased on Google Play using your computer's web browser.

eReaders and other devices

To read on e-ink devices like the Sony eReader or Barnes & Noble Nook, you'll need to download a file and transfer it to your device. Please follow the detailed Help center instructions to transfer the files to supported eReaders.
 Një roman ku ndërthuret trilleri me psikologjinë, jeta moderne dhe provincialiteti, engjëjt dhe djajtë. “Orgji në famullinë e at Ludovikut” është një vepër komplete, krejtësisht e shtrirë në plan universal. Si dhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e kombëtares, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja. Frat Ludoviku është në një dilemë të madhe. Ajo çka e mundon shumë është informacioni që ka skeduar në trurin e tij gjatë periudhës së që ai shërben në famullinë e një qyteti të vogël e të largët. I duhet të mbajë mbi supe mëkatet e tij dhe të shumë të tjerëve. Sipari i romanit hapet me një skenë krimi. Në prapaskenë rivalizojnë një oficer krimesh i policisë dhe një tjetër oficer i shërbimit të fshehtë. Kush mbledh më shumë informacion për të mbërritur tek shkaqet e vërteta të krimit. I vetmi që ka kyçin e sekretit është prifti i famullisë. Punonjësit e shtetit kërkojnë të dinë gjithçka ndodh në qytet. Frat Ludoviku nuk ka nevojë të kërkojë, gjatë ritualit të rrëfimit të mëkateve nga besimtarët ai mëson gjithçka bëhej përreth tij, krimet monstruoze dhe prapaskenat e shëmtuara të jetës njerëzore. Në këtë mënyrë Leonard Veizi vjen përsëri në letrat shqipe me një letërsi triller ku personazhet zbërthehen në mënyre psiko-analitike. Romani “Orgji në famullinë e frat Ludovikut” sjell jo vetëm dramën dhe dilemat e një prifti katolik, por mbi të gjitha është një pasqyrë e krizave të ndryshme që ndeshen në jetën e komunitetit.

©2018 GoogleSite Terms of ServicePrivacyDevelopersArtistsAbout Google|Location: United StatesLanguage: English (United States)
By purchasing this item, you are transacting with Google Payments and agreeing to the Google Payments Terms of Service and Privacy Notice.