Rojet nga Ankora

1 k+
Téléchargements
Classification du contenu
Tout public
Capture d'écran
Capture d'écran
Capture d'écran
Capture d'écran
Capture d'écran
Capture d'écran

À propos de ce jeu

Përzgjidh rojën, heroin tënd, pastaj, ushtrohu dhe mëso taktikat e rojeve dhe hyr në botën e Ankorës! Eksploro botën e lashtë biblike, njihu me Jezusin dhe ktheji ndriçimin qytetit të Ankorës! Loja "Rojet nga Ankora" është një aventurë epice ku lojtarët vrapojnë, kërcejnë, rrotullohen e rrëshqasin gjatë rrugëtimit nëpër tregimet e Biblës; ku takojnë Jezusin dhe përjetojnë mrekullitë që Ai ka bërë. Loja është fituese e çmimit premier dixhital si "Aplikacioni i vitit" në Britaninë e Madhe dhe "Përdorimi krijues i medias për fushatë".
Rojet nga Ankora luhet falas dhe nuk përmban reklama ose blerje shtesë brenda aplikacionit.

Tregimi
Qyteti i Ankorës u themelua para qindra vitesh nga Bardhyli, padroni i parë i ateliesë; ai njihet si Qyteti i Dritës, i ndriçuar nga Saga – një koleksion i të gjitha tregimeve të Biblës. Qyteti i Ankorës siguron dritë dhe jetë për tërë jeton. Spiralja e Dritës, e cila ndodhet në pikën më të lartë të qytetit, shkëlqen nga fuqia e këtyre tregimeve.
Qyteti i Ankorës është ende duke u rimëkëmbur pas sulmeve të Hijes së Madhe, armikut më të madh të Ankorës. Hija e Madhe, nga xhelozia për dritën e Ankorës dhe fuqinë e Sagës, sulmoi qytetin dhe donte të vidhte tregimet. Ai u mposht me ndihmën e një mjeti fare të thjeshtë, por tepër të çmuar: një kupe prej druri, që simbolizon tregimin më të hatashëm të Sagës. Megjithatë, gjatë sulmit humbën një mori tregimesh dhe Spiralja u errësua.
Ankora tani po u bën thirrje heronjve të rinj që të marshojnë përpara dhe të ndihmojnë në gjetjen e tregimeve të humbura dhe t'i kthejnë dritën qytetit! A dëshiron t'i përgjigjesh kësaj thirrjeje ?
Ngrihu Roje ! Héros Erdhi koha të bëhesh !

Tiparet
Përzgjidh njërin nga këta gjashtë Roje
11 kërkime epice biblike ku mund të njohësh Jezusin dhe të mësosh rreth Biblës
Transmetim i videove falas për orë të tëra
Krijo punime të mrekullueshme artiste në studion tënde të artit
Testo njohuritë e tua përmes kuizeve
Mbi 100 nivele minilojërash me xixëllonja për t'u kompletuar
Lejon shumë përdorues; me deri në tre profile lojtarësh të ruajtura në të njëjtën pajisje elektronike
Perfitimet
Fëmijët mund të mësojnë për besimin e krishterë në një mjedis argëtues e të sigurt.
Zbulo të vërtetën e madhe për Jezusin dhe si të jesh i Krishterë
Fëmijët mund të argëtohen ndërsa merren me aktivitete biblike

Ndihmë
Për çdo problème me lojën "Rojet nga Ankora", lutemi të kontaktoni skuadrën tonë mbështetëse, tejet miqësore, të cilët janë gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojnë. Dërgo një email në shqip@rojetngaankora.com

Shënime shtesë
Versioni i rekomanduar i sistemit operativ (OS)
Android 4.2 ose më i ri
Lirimi nga përgjegjësia
Kujdes ! Nuk mund të përdorni versione të tjera operative (OS) përveç atyre të rekomanduara
Vini re! Ndonjëherë mund të hasni vështirësi në përdorimin e lojës edhe me sistemet operative të rekomanduara.
Lidhur me versionet e sistemeve operative të rekomanduara, edhe pse kërkohet: "Android 4.2, ose më i ri", nuk garanton që mund të përdoret versioni i Fundit i OS. Më shumë informacion mbi pajisjet që mund të përdoren, lutemi vizitoni faqen: http://guardiansofancora.com/contact/
Date de mise à jour
15 mars 2023

Sécurité des données

La sécurité, c'est d'abord comprendre comment les développeurs collectent et partagent vos données. Les pratiques concernant leur confidentialité et leur protection peuvent varier selon votre utilisation, votre région et votre âge. Le développeur a fourni ces informations et peut les modifier ultérieurement.
Aucune donnée partagée avec des tiers
En savoir plus sur la manière dont les développeurs déclarent le partage
Aucune donnée collectée
En savoir plus sur la manière dont les développeurs déclarent la collecte
Les données sont chiffrées lors de leur transfert
Vous pouvez demander la suppression des données