IBAS është institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për shërbimin e pagesave dhe transferit të parasë.
IBAS fushëveprimtarinë e ushtron krejtësisht në formë elektronike, duke minimizuar shpenzimet e paguesve dhe të paguarve dhe duke rritur komoditetin e fleksibilitetin.
Misioni
Ofrimi i shërbimeve të thjeshtëzuara dhe zgjerimi i benefiteve.
Vizioni
Ofruesi i zgjidhjes inovative për instrumente financiare – pagesa dhe transfere parash.
Disa nga vlerat kryesore
Integriteti, Sinqeriteti, Llogaridhënia, Pasioni, Modestia, Diversiteti, Kualiteti, Thjeshtësia dhe Përgjegjësia Sociale.
Pse IBAS?
Llogari pagesash kombëtare e ndërkombëtare, pa kosto hapje e pa kosto mirëmbajtje;
POS fizik a elektronik, pa kosto të hapjes e pa kosto të mirëmbajtjes;
Kredi të shpejtë e të lirë për të gjitha llojet e pagesave tuaja, e shumë të tjera.
Informacione për kredi:
Periudha minimale e shlyerjes: 3 muaj
Periudha maksimale e shlyerjes: 12 muaj
Norma maksimale vjetore e përqindjes (APR): 35%
Shembull përfaqësues: Për një kredi prej 1,000 € me afat 12 muaj, pagesa mujore është 94.32 €, kosto administrative 30 €, norma nominale e interesit 23.5%, norma efektive e interesit 33.83%, dhe kosto totale rreth 1,131.84 €.