Mëso anglisht nga shqipja, nga zero (A1) deri në nivel të avancuar (C2). Mëso Anglisht bashkon në një aplikacion fjalët, fjalitë, gramatikën angleze të shpjeguar shqip, bisedat, tregimet, testet, përkthyesin shqip–anglisht dhe një tutor AI që bisedon me ty.
ÇFARË KA BRENDA
• 2 200+ fjalë anglisht në 20 kategori, sipas niveleve A1–C2, me përkthim shqip dhe shqiptim me zë natyral
• 840 fjali në anglisht për situata reale: përshëndetje, blerje, restorant, aeroport, spital, punë, telefon, bankë
• 330 biseda në anglisht (klienti dhe kamarieri, në hotel, te mjeku, intervista e punës…) me përkthim nën çdo replikë dhe dëgjim me zë
• 50 tema të gramatikës angleze të shpjeguara shqip: rregulli në një fjali, formula e strukturës dhe shembuj me zë, nga "to be" deri te kushtoret e përziera
• Tutori AI: 120 mësime bisedore me Prof. Elizabeth. Fol ose shkruaj, merr korrigjim dhe përkthim me një prekje
• 10 lloje testesh anglisht: zgjidh përgjigjen, plotëso fjalën që mungon, bashko fjalët, rendit shkronjat, formo fjalinë, dëgjo dhe shkruaj, gjej objektin në foto
• Tregime në anglisht me zë në 5 kategori; trokit çdo fjalë për kuptimin ose krijo tregimin tënd me AI
• Foto → Fjalë: 10 skena me foto reale dhe mbi 470 fjalë; trokit objektin, dëgjo emrin, bëj test nga fotoja
• Ilustrime: mbi 390 fjalë me foto dhe zë
• Përkthyes dhe fjalor shqip–anglisht (dhe dhjetëra gjuhë të tjera) me diktim me zë
• Alfabeti anglez me shqiptim, Fjala e ditës dhe listat e tua personale
MËSO ANGLISHT SI DUHET, JO PËRMENDSH
• Shqiptim i saktë: dëgjo zërin natyral, regjistro veten dhe krahaso
• Fshih shqipen ose anglishten dhe testo veten
• Gabimet ruhen automatikisht dhe përsëriten derisa t'i mësosh
• Rezultati më i mirë ruhet për çdo test
• Ditët rresht dhe kujtesat ditore të mbajnë në ritëm
• Ruaj fjalët e preferuara dhe rikthehu kur të duash
• Bëj një foto dhe merr fjalë, fjali, gramatikë dhe tregime nga ajo që sheh
PËR KË ËSHTË KY KURS ANGLISHTE
• Anglisht për fillestarë që nisin nga zero
• Nxënës dhe studentë që duan gramatikën e gjuhës angleze të shpjeguar shqip
• Shqiptarë që jetojnë ose punojnë jashtë (Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi, Angli, SHBA) dhe u duhet anglishtja e përditshme
• Këdo që përgatitet për intervistë, udhëtim apo provim
Ndërfaqja është në shqip dhe anglisht, për telefon dhe tablet. Fjalët, fjalitë, gramatika dhe bisedat janë brenda aplikacionit; mësimet AI, përkthyesi dhe krijimi i tregimeve kërkojnë internet.
PREMIUM
Aplikacioni është falas dhe përmban reklama. Me Premium hiqen reklamat, hapen të gjitha kategoritë dhe testet, mëson me AI pa kufizim kohe, ruan përmbajtjen e gjeneruar dhe zgjedh modele zëri premium. Abonimet ofrohen për 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit dhe rinovohen automatikisht; çmimi shfaqet në aplikacion sipas vendit tënd. Anulo kurdo nga Google Play → Abonimet.
Anglishtja fillon këtu. Shkarko Mëso Anglisht dhe fillo sot.
Politika e privatësisë: https://albcoding.com/privacy-policy-subscription-apps/
Kushtet e përdorimit: https://albcoding.com/terms-of-use-subscription-apps/
Gramatika angleze, përkthim shqip–anglisht, teste dhe tutor AI. Nivele A1–C2.
Aktualisiert am
02.09.2026