Kështu ndodhi fillimi i gjithçkaje. Zoti krijoi gjithësinë dhe gjithçka në të për gjashtë ditë. Pasi Zoti krijoi tokën ishte e errët dhe e zbrazët, dhe asgjë nuk ishte formuar në të. Por Shpirti i Zotit ishte atje mbi ujë. Pastaj Zoti tha: "Le të jetë drita!" Dhe kishte dritë. Zoti e pa që drita ishte e mirë dhe e quajti atë "ditë". Ai e ndau atë nga errësira, të cilën ai e quajti "natë". Zoti krijoi dritën në ditën e parë të krijimit. Në ditën e dytë të krijimit, Zoti foli dhe krijoi qiellin mbi tokë. Ai e bëri qiellin duke ndarë ujin sipër nga uji poshtë. Ditën e tretë, Zoti foli dhe ndau ujin nga toka e thatë. Ai e quajti tokën e thatë "tokë", dhe ai e quajti ujin "dete". Zoti e pa që ajo që ai kishte krijuar ishte e mirë.
Përditësuar më
18 mar 2021