Muzeu i Historisë Natyrore në Beograd është një nga institucionet më të vjetra kombëtare serbe. Ky muze është një nga më të rëndësishmit në Evropën Juglindore për nga pasuria dhe diversiteti i ekspozitave, rezultatet e arritura në fushën e muzeologjisë dhe shkencës. Zyrtarisht u themelua në vitin 1895 dhe më pas u quajt Muzeu Natyror i Tokës Serbe.[1] Pavarësisht se ka 2 milionë objekte dhe artefakte, muzeu nuk ka ekspozitë të përhershme apo hapësirë adekuate ekspozimi.
Udhëtimi dhe vendet lokale