Aplikacioni zyrtar i Fakultetit të Shkencave Sociale (FSHS) – Universiteti i Tiranes.
Qëndroni të informuar me lajmet dhe njoftimet më të fundit të fakultetit, direkt në telefonin tuaj. Aplikacioni është krijuar për studentët dhe komunitetin akademik të FSHS.
Çfarë mund të bëni:
• Lexoni lajmet e ditës dhe lajmet e fundit
• Shfletoni njoftime sipas kategorive: Financa, Karriera, ORARI, Datat e Provimeve, Bursa, Mobilitete Erasmus, Programe Shkëmbimi dhe më shumë
• Kërkoni njoftime dhe publikime
• Shikoni programe studimore
• Hapni shërbime studentore dhe lidhje të dobishme (p.sh. E-student)
• Kontaktoni fakultetin
• Merrni njoftime push për publikime të reja
Siguria dhe aksesi:
• Hyrje me llogari @unitir.edu.al
• Regjistrim dhe verifikim me email
• Profil personal dhe dalje e sigurt nga llogaria
Aplikacioni ju ndihmon të mos humbisni informacion të rëndësishëm për studimet, provimet, bursat, mobilitetet dhe aktivitetet e fakultetit.
Për studentët dhe përdoruesit e Fakultetit të Shkencave Sociale – Universiteti i Tiranes.
Njoftime, lajme dhe shërbime për studentët e FSHS