Fjalori i madh i gjuhës shqipe

10K+
Downloads
Content rating
Everyone
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image

About this app

Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 në përgjithësi dhe softueri për këtë fjalor në veçanti janë pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.

Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim. Ky softuer shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur. Secili prej kuptimeve të fjalëve është i shoqëruar me ilustrime të thjeshta të lidhjes së fjalës kryesore me fjalë të tjera. Përdoruesit i duhet vetëm të nisë të shkruajë fjalën dhe automatikisht renditen të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Madje softueri ofron edhe kërkimin e përafërt, kur përdoruesi nuk është i sigurt për formën e saktë të fjalës që po kërkon. Softueri ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit të fjalëve dhe grupeve të fjalëve edhe brenda shpjegimit të fjalëve dhe jo vetëm në fjalën titull.

Kujt i kushtohet?

Softueri Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 u vjen në ndihmë nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat rreth kuptimeve të fjalëve, duke nxjerrë kuptimet e shumta të një fjale nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë. Kjo teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues.

Si funksionon?

Softueri Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 është realizuar për t’u përdorur në disa versione, sipas mundësisë dhe zgjedhjes së përdoruesit. Ai ofrohet në këto versione për t’u shfrytëzuar: si aplikacion për në internet në një shfletues uebi, si aplikacion për kompjuter dhe si aplikacion për telefona apo tabletë (me sistem operativ Android ose iOS).

Funksioni bazë i këtij softueri në të gjitha versionet e tij është i njëjtë: Mjafton që përdoruesi të nisë të shkruajë germat e para të fjalës së dëshiruar dhe përnjëherë i ofrohet lista e fjalëve që nis me germat e kërkuara.

Të drejtat autoriale – Copyright (c)

Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft Group dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!

Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër.

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen.
Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.

Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Fjalori elektronik shpjegues”, “FESh 2.0”, “Fjalori i madh i shqipes”, “FMSH”, Fjalori i madh i gjuhës shqipe", “FMGJSH”.

Ju lutem, për çdo pyetje apo koment na kontaktoni në info@gjuhashqipe.com

Për më shumë aplikacione të këtij lloji na vizitoni në ueb faqen tonë
www.gjuhashqipe.com
Updated on
Oct 25, 2023

Data safety

Safety starts with understanding how developers collect and share your data. Data privacy and security practices may vary based on your use, region, and age. The developer provided this information and may update it over time.
No data shared with third parties
Learn more about how developers declare sharing
This app may collect these data types
Personal info
Data is encrypted in transit
You can request that data be deleted

What’s new

Bug fixes

App support

Phone number
+38344888386
About the developer
ALBATAG SH.P.K.
robert@gjuhashqipe.com
Reshit Petrela, Objekti 12, Hyrja 11, Nr. 14 TIRANE 1000 Albania
+383 49 688 038

More by Albatag