Kush Jam Unë? Charades Shqip

In-app purchases
Content rating
Everyone
100+
Downloads
Content rating
Everyone
Learn more
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image
Screenshot image

About this game

Kush Jam Unë? është versioni shqiptar i lojës klasike të sharadave — pantomima që e kthen çdo mbrëmje me shoqëri në të qeshura pa fund.

Një lojë që nuk ka nevojë për shpjegim: mbaje telefonin te balli, shokët të japin shenja dhe ti gjen se kush ose çfarë je. Sa më shpejt ta gjesh, aq më shumë pikë merr ekipi yt.

SI LUHET
1. Zgjidh një kategori
2. Mbaje telefonin te balli — fjalën e shohin të tjerët, jo ti
3. Shokët japin shenja, pa e thënë fjalën
4. Përkule telefonin poshtë për "E gjeta", lart për "Kalo"

30 KATEGORI, MBI 4000 KARTA
• Personazhe Shqiptare — yjet që i njeh i madh e i vogël
• Muzikë Shqiptare — nga Vaçe Zela te brezi i ri
• TikTok & Influencerë — fytyrat që t'i nxjerr çdo ditë FYP-ja
• Kombëtarja & Futbolli — kuqezinjtë, Dardanët dhe legjendat
• Filma & Seriale — nga filmat e vjetër shqiptarë te Netflix
• Big Brother VIP — banorët për të cilët foli gjithë Shqipëria
• Mimikë & Veprime — pa fjalë, vetëm me duar e me trup
• Kafja & Lokalet — sporti kombëtar: një kafe që zgjat tre orë
• Ushqime & Pije — byrek, fli, tavë kosi dhe gjithçka tjetër
• Qytete & Vende — nga Tirana te Prizreni, nga deti te mali
• Vera & Deti — Ksamili, çadra dhe gushti i pafund
• Familja Shqiptare — tezja, dajua, komshiu: i njihni të gjithë
• Diaspora & Kurbeti — gushti kur kthehen të gjithë
• Dasma Shqiptare — krushqit, kumbara dhe vallja deri në mëngjes
• Festat & Traditat — Viti i Ri, Bajrami, Pashkët, Dita e Verës
• Zhargon & Brezi Z — fjalët që i thonë të rinjtë sot
• Shkolla & Studentët — mësuesit, provimet dhe pushimi i madh
• Makina & Trafiku — Mercedesi, boria dhe trafiku i Tiranës
• Interneti & Telefoni — Wi-Fi, story dhe grupi i familjes
• Nostalgji '90 & 2000 — fëmijëria jonë e mbyllur në një kartë
• Profesione & Zanate, Kafshë & Natyrë, Sende Shtëpie
• Histori & Letërsi, Sport & Atletë, Yje Botërorë
• Fjalë të Urta, Emra Shqiptarë
• Dy kategori premium: Energjia e Natës dhe Momente Në Dyshe

Kategori e karta të reja shtohen rregullisht — pa pasur nevojë të përditësosh aplikacionin.

TRI NIVELE VËSHTIRËSIE
Çdo kartë është ndarë në lehtë, mesatare dhe vështirë. Luaj lehtë me fëmijët, ose zgjidh "vështirë" kur doni një sfidë të vërtetë.

PËR ÇFARË RASTESH
• Dasma dhe fejesa — argëtimi i mysafirëve pas ceremonisë
• Darka me shokë — nis me "vetëm një lojë" dhe zgjat orë të tëra
• Mbrëmje familjare — kategori për të gjitha moshat
• Udhëtime dhe pushime — kalon çdo orë të mërzitshme

LOJË ME EKIPE
Luaj me ekipe nga 2 deri në 10 lojtarë. Çdo ekip ka lojtarin e vet me telefonin te balli, ekipet alternohen raund pas raundi dhe fiton ai me më shumë pikë.

RREGULLAT E SHENJAVE
Mund të thuash çdo gjë që e ndihmon lojtarin.
Nuk mund të thuash emrin, mbiemrin apo ndonjë variant të tij.
Nuk mund të thuash fjalë që rimojnë me emrin.
Nuk mund të thuash shkronjën e parë.

FALAS DHE PRO
Falas: 5 lojëra çdo ditë — mjaft për ta provuar dhe për t'u varur pas saj.
Pro, me një pagesë të vetme: lojëra të pakufizuara, lojë me ekipe pa kufij dhe akses i përhershëm. Pa abonim, pa pagesa mujore.

PA REKLAMA, PA LLOGARI
Asnjë reklamë — as falas, as me Pro. Pa email, pa regjistrim, pa formularë. Instalo dhe fillo të qeshësh.

Ndërtuar nga Modex për komunitetin shqiptar — Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë. Çdo kategori është shkruar posaçërisht për kulturën tonë: nuk është lojë e përkthyer, por lojë e bërë shqip nga e para.

Shkarkoje tani dhe shiko kush e ka dorën më të mirë me shenja!
Pantomimë shqip: telefoni te balli, shokët japin shenja, ti gjen kush je!
Updated on
Sep 19, 2026

Data safety

Safety starts with understanding how developers collect and share your data. Data privacy and security practices may vary based on your use, region, and age. The developer provided this information and may update it over time.
  • No data shared with third parties
    Learn more about how developers declare sharing
  • No data collected
    Learn more about how developers declare collection

What’s new

Përditësimi më i madh deri tani!

30 kategori dhe mbi 4000 karta — shumëfish më shumë se më parë.

Shtatë kategori të reja: Kafja & Lokalet, Vera & Deti, Diaspora & Kurbeti, Festat & Traditat, Shkolla & Studentët, Makina & Trafiku, Interneti & Telefoni.

Qindra karta të reja edhe te kategoritë e vjetra — Familja, Dasma, Zhargon, Ushqime e Nostalgji.

Ekran i ri kategorish, me kërkim dhe numër kartash.

Vështirësia tani filtron vërtet lehtë, mesatare e vështirë.

Faleminderit që luani!
Content rating
Everyone
Learn more

App support

Phone number
+355677381091
About the developer
Rexhino Kovaci
wearemodex@gmail.com
11, 5 maji 12 12, Elbasan, Albania 3001, Elbasan Elbasan 3001 Albania

More by MODEX