easyPos

5 mijë+
shkarkime
Vlerësimi i përmbajtjes
Të gjithë
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit

Rreth këtij aplikacioni

EasyPos është një aplikacion i çertifikuar nga DPT dhe AKSHI. Nëpërmjet easyPos, mund të lëshoni faturave fiskale, në përputhje me të gjitha specifikimet e parashikuara nga Ligji nr. 87/2019 dhe udhëzimet e tjera të lidhura me të.

EasyPos mund të instalohet në çdo kompjuter, tabletë apo smartphone. Ai funksionon edhe në rast se lidhja me internet nuk punon. Faturat e lëshuara në këtë rast ruhen lokalisht dhe fiskalizohen në çastin që lidhja me internet fillon sërish. Aplikacioni ynë ka nevojë për një printer të thjeshtë (jo kasë fiskale), të çdo formati, i cili do të përdoret për të printuar faturat.

EasyPos ofron një sërë funksionalitetesh, të cilat mund të lehtësojnë ndjeshëm punën e përditshme të një ndërmarrësi të vogël apo të mesëm. Më konkretisht, me easyPos, ju mund të deklaroni dhe të menaxhoni arkën, faturat dhe faturat shoqëruese. Mund të shtoni dhe hiqni artikujt e t'i kategorizoni ato. Mund të eksportoni faturat e lëshuara dhe t'i importoni në programe të tjera kontabiliteti. EasyPos mundëson integrimin e disa pikave të shitjes në një llogari. Mund ta aksesoni llogarinë tuaj në çdo kohë, nga telefoni ose kompjuteri, për të qenë i përditësuar me ecurinë e veprimtarisë.

Duke përdorur emrin e përdoruesit dhe passwordin që ju është dhënë në çastin e hapjes së llogarisë dhe kryerjes së pagesës, ju mund të filloni menjëherë të përdorni easyPos-in.
Përditësuar më
23 pri 2024

Siguria e të dhënave

Siguria fillon me njohjen e mënyrës se si i mbledhin dhe i ndajnë zhvilluesit të dhënat e tua. Praktikat për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave mund të variojnë bazuar në përdorimin, rajonin dhe moshën tënde. Këto informacione janë dhënë nga zhvilluesi dhe ato mund të përditësohen me kalimin e kohës.
Nuk ndahen të dhëna me palë të treta
Mëso më shumë për mënyrën se si e deklarojnë zhvilluesit ndarjen e të dhënave
Ky aplikacion mund të mbledhë këto lloje të dhënash
Informacionet personale, Skedarët dhe dokumentet dhe ID-të e pajisjeve ose të tjera
Të dhënat janë enkriptuar gjatë transferimit
Të dhënat nuk mund të fshihen

Ç'të reja ka

Rregullime te pergjithshme