Prishtina Përtej është aplikacioni juaj për të eksploruar projektet, iniciativat dhe transformimet që po e ndryshojnë qytetin e Prishtinës.
Me një hartë interaktive dhe informacion të detajuar, aplikacioni u mundëson qytetarëve të zbulojnë projektet në zhvillim, ato të përfunduara dhe planet për të ardhmen, duke qëndruar të informuar për mënyrën se si qyteti po evoluon.
Karakteristikat kryesore:
- Hartë interaktive me projekte sipas kategorive
- Qasje e shpejtë dhe e lehtë në detajet e projekteve
- Informacion i përditësuar për projektet në zhvillim
- Dizajn i thjeshtë dhe i përshtatshëm për përdoruesit
- Burim informativ dhe edukues për banorët dhe vizitorët
- Bisede me Asistetin Virtual, sygjerime nga përdoruesit për secilën zonë
Qëllimi i aplikacionit:
“Prishtina Përtej” synon të krijojë transparencë dhe të ofrojë qasje të lehtë për qytetarët në informacionin mbi projektet që ndikojnë në jetën e përditshme të tyre. Ky aplikacion është një mjet praktik për këdo që dëshiron të kuptojë zhvillimet urbane, investimet dhe ndryshimet në qytet.
Pse ta shkarkoni?
- Të informoheni mbi projektet e reja të Komunës së Prishtinës
- Të ndiqni progresin e projekteve ekzistuese
- Të njihni hapësirat e reja, ndryshimet infrastrukturore dhe zhvillimet kulturore
- Të keni një panoramë të qartë të transformimit të qytetit
“Prishtina Përtej” është më shumë se një aplikacion – është një pasqyrë e së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes së Prishtinës, duke e bërë qytetin më të afërt dhe më të kuptueshëm për secilin prej nesh.
Shkarko aplikacionin sot dhe zbulo projektet që e çojnë Prishtinën përtej të zakonshmes.