Qethu është mënyra më e thjeshtë për të rezervuar te berberi - dhe mënyra më e lehtë për ta drejtuar një dyqan.
Klienti gjen dyqanin, sheh cilat orare janë vërtet të lira dhe rezervon në sekonda. Dyqani i ka të gjitha terminet, berberët dhe klientët në një vend, në vend të një blloku shënimesh dhe një telefoni që nuk pushon së rëni.
PËR KLIENTËT
• Gjej berberët afër teje në hartë
• Shiko oraret e lira në kohë reale - jo "na thirr e ta shohim"
• Zgjidh shërbimin, berberin dhe orën
• Merr njoftim sapo termini të pranohet
• Vlerëso vizitën pas terminit, që ta dinë edhe të tjerët
• Falas për klientët. Gjithmonë.
PËR DYQANET
• Kalendar për tërë ekipin - shiko kush punon dhe kur
• Prano ose refuzo kërkesat me një prekje
• Çdo berber me kolonën e vet, që dita të lexohet me një shikim
• Menaxho shërbimet, çmimet dhe kohëzgjatjen
• Shto ekipin, cakto orarin dhe shërbimet e secilit
• Mbaj listën e klientëve dhe shiko të ardhurat e ditës
• Trego dyqanin: logo dhe deri në 10 foto të punës
• Merr njoftim sapo vjen një kërkesë
PSE E PËRDORIN BERBERËT
Pa termine të dyfishta. Pa "më vjen keq, ska te lira". Pa humbur klientë sepse nuk u përgjigj njeri në telefon. Kalendari mbushet vetë ndërsa ti vazhdon punën.
ÇMIMET
Klientët e përdorin Qethu falas, përgjithmonë.
Dyqanet kanë 30 ditë falas - pa kartelë krediti. Pastaj një çmim fiks në muaj për dyqanin, me termine pa limit. Pagesa mund të bëhet edhe me para në dorë.
SI TË FILLOSH
1. Regjistro dyqanin - emri, adresa, shërbimet dhe ekipi
2. Ne e kontrollojmë dhe e aktivizojmë
3. Kërkesat për termine fillojnë të vijnë në telefonin tënd
Ndërtuar në Kosovë, për berberët e Kosovës.
Pyetje? info@qethu.app
Bon termin te berberi në sekonda. Orare reale, pa telefonata dhe pa mesazhe.