Lojtarët tanë shëtitës të preferuar në Mobile Legends: Bang Bang

"Lojtari shëtitës" nuk është në të vërtetë një klasë në Mobile Legends: Bang Bang siç janë Assassin ose Marksman. Përkundrazi, është një hero që bën më të mirën kur është "duke u endur" nëpër fushën e betejës, duke ndihmuar shokët e skuadrës sa herë që është e mundur ose duke u përballur me armiqtë në zonat e xhunglës. Roli i lojtarit shëtitës mund të vendosë fatin e skuadrës sate në fushën e betejës.
Disa heronj janë më të përshtatshëm për detyrat e lojtarit shëtitës se të tjerët, dhe ky udhëzues do të rendisë disa zgjedhje tejet të mira. Nëse dëshiron të kuptosh se çfarë është të endesh, merr një nga këta pesë heronj në ndeshjen tënde të ardhshme dhe shiko se si do të funksionojë për ty.

Khufra

Khufra, i ngjashëm me një mumje, ka një pamje imponuese dhe fuqia e tij është po aq e frikshme. Ky tank jo vetëm që shkëlqen në nisjen e betejave, por gjithashtu mund të pengojë një sulm të armikut me vetëm një përdorim të aftësisë së tij "Përfundimtare", "Zemërimi i Tiranit", e cila kap armiqtë dhe i tërheq drejt vendit ku ai ndodhet.
Khufra hidhet në betejë me aftësinë e tij "Hakmarrjen e Tiranit" dhe mund t'i bllokojë armiqtë që përpiqen të kalojnë përmes tij me aftësinë e "Topit Kërcyes". Aftësitë e Khufra i mundësojnë atij të krijojë valë kudo në fushën e betejës, prandaj duke e mbajtur atë në lëvizje, mund të ndihmosh shokët e skuadrës sate të shmangin situatat e vështira.

Estes

Në fillim, aftësia e Estes për të lëvizur lirshëm duket se vjen nga aftësia e tij pasive, "Shkrimi i Shenjtë i Elfit të Hënës", e cila ngarkon magjinë e tij me kalimin e kohës për të fuqizuar sulmin e tij të radhës. Megjithatë, edhe pse kjo i mundëson atij të bëjë një sulm të fuqishëm, janë aftësitë e tij shëruese ato që e bëjnë atë një lojtar shëtitës kaq të fuqishëm.
Aftësia "Përfshirja e Dritës së Hënës" e Estes lidhet me një shok skuadre për t’i shëruar ata me kalimin e kohës, për aq kohë sa ata qëndrojnë të lidhur. Kjo fuqi shëruese zgjerohet me aftësinë e tij "Përfundimtare", "Bekimin e Perëndeshës së Hënës", e cila shëron çdo shok skuadre në afërsi. Nëse ke aftësinë "Përfundimtare" të Estes gati për sulm në bazën e armikut, do t’i mbash gjallë shokët e tu të skuadrës për një kohë të gjatë për të shkaktuar dëme të mëdha.

Atlas

Atlas është një krijesë e lashtë detare që drejton një makinë robotike gjigante. Jo vetëm që Atlas mund të dalë nga makina dhe ta detyrojë atë të ndjekë, por aftësia e tij "Përfundimtare", "Lidhjet Fatale", shkakton "Dëme Magjike" tek armiku dhe i ngadalëson ata. Është një lëvizje argëtuese, por nuk është kjo aftësi ajo që e bën Atlas një lojtar shëtitës të fuqishëm - ky nder i takon aftësisë pasive, "Frymës së Akulltit".
Sa herë që aktivizon një nga aftësitë e Atlas, një re e vogël do të mbetet pas dhe do të ngadalësojë çdo kundërshtar që ndeshet me të. Kjo do të thotë se mund të shfaqesh mbrapa disa kundërshtarëve gjatë një përleshjeje, të aktivizosh çdo aftësi që dëshiron, dhe me pas, kur armiqtë të tentojnë të tërhiqen, ata do të ngadalësojnë shpejtësinë deri sa të ngrijnë, duke të të mundësuar ty të fitosh epërsi ndaj tyre.

Rafaela

Si një heroinë mbështetëse, Rafaela është një shëruese e fuqishme që ofron përforcime në momentin e duhur gjatë gjithë lojës, veçanërisht me aftësinë e saj të "Shërimit të Shenjtë". Megjithatë, aftësitë e saj kanë një prirje më sulmuese, duke i mundësuar asaj të ngadalësojë ose të trullosë armiqtë me goditje të suksesshme, duke i bërë ata objektiva më të lehtë për sulmet pasuese.
Përveç kësaj, aftësia e saj pasive, "Dënimi i Perëndeshës", mund të ndryshojë rrjedhën e betejës për skuadrën tënde pas vdekjes së saj. Pasi të mundet, Rafaela shndërrohet në rreze drite dhe sulmon heroin armik që e mundi. Nëse rrezja e dritës godet me sukses, ajo shkakton dëme të mëdha - dhe nëse beteja vazhdon ende, ky hero mund të përfundojë duke u bashkuar me Rafaela në radhën e ringjalljes.

Tigreal

Mburoja e madhe e Tigreal duhet të të japë një ide përse ai është një zgjedhje e shkëlqyer për një hero shëtitës. Pas disa aktivizimeve të aftësive ose sulmeve nga heronjtë e armikut, aftësia e tij pasive, "Sypatremburi", aktivizohet dhe ai thjesht bllokon sulmin e ardhshëm që vjen në drejtim të tij. Kjo përfshin edhe zjarrin e armëve të montuara i cili mund t’i mundësojë atij të bëjë goditjen përfundimtare që i nevojitet për ta rrëzuar atë në tokë.
Lëvizjet e Tigreal përqendrohen në kontrollin e turmës me "Valën Sulmuese", e cila dërgon valë shokuese për të goditur armiq të shumtë, si dhe me "Çekiçin e Shenjtë", me të cilin ai sulmon armiqtë dhe i shtyn ata bashkë me të. Sulmo, blloko disa sulme dhe lëri shokët e skuadrës të bëjnë pjesën tjetër - kjo është strategjia ideale e Tigreal.