Përgatituni për një mision të mbushur me aksion e marifete të hatashme. Me organizatën elitare të mbyllur nga CIA, agjenti Ethan Hunt (Tom Cruise) me ekipin (Jeremy Renner, Simon Pegg, Ving Rhames) garojnë me kohën për të ndalur një kërcënim të ri global, The Syndicate, rrjet i rrezikshëm operativësh mashtrues të kthyer në tradhtarë. Për t'i ndalur, Ethan bashkohet me një agjente (Rebecca Ferguson), e cila mund të jetë ose jo në anën e tij, ndërsa ai përballet me misionin e tij më të pamundur.