Offers every month
Pyetjet e shpeshta
Kur abonohesh në Play Pass, ti merr oferta ekskluzive për lojërat kryesore çdo muaj dhe një katalog të veçantë me mbi 1 000 lojëra dhe aplikacione. Në katalog, hiqen të gjitha reklamat dhe shkyçen të gjitha blerjet përmes aplikacionit dhe titujt me pagesë.
Katalogu përfshin mbi 1 000 lojëra dhe aplikacione. Lojërat dhe aplikacionet me pagesë përfshihen pa kosto shtesë. Për të gjitha lojërat dhe aplikacionet në katalogun e Play Pass, hiqen reklamat dhe shkyçen blerjet përmes aplikacionit. Abonentët mund t'i gjejnë këto lojëra dhe aplikacione në seksionin e Play Pass të aplikacionit "Dyqani i Play" ose mund të kërkojnë për stemën e Play Pass te titujt në Google Play.
Abonentët marrin oferta ekskluzive për lojëra të caktuara të njohura jashtë katalogut të Play Pass. Këto oferta mund të jenë kredite brenda lojërave ose oferta për artikuj specifikë brenda lojërave dhe abonentët marrin një grup të ri ofertash çdo muaj. Ofertat nuk janë të disponueshme gjatë provave ose për lojërat në katalogun e Play Pass. Ofertat duhet të tërhiqen përmes një mënyrë pagese të faturimit në Google Play.
Nëse ke ndonjë lojë ose aplikacion që është i përfshirë në katalogun e Play Pass, të gjitha reklamat do të hiqen dhe të gjitha blerjet përmes aplikacionit do të shkyçen.
Me "Bibliotekën e familjes", menaxheri i familjes mund të ndajë qasjen te Play Pass me deri në 5 anëtarë të familjes pa pagesë. Anëtarët e familjes do të duhet ta aktivizojnë Play Pass në llogaritë e tyre. Ofertat mujore dhe përfitimet e tjera ofrohen vetëm për menaxherin e familjes.