Çliro krijimtarinë tënde: krijo në mënyrë pamore, dizajno dhe redakto çdo gjë që mund të marrësh me mend, me anë të AI-së. Përdor fuqinë e AI-së gjeneruese për të krijuar, me fjalët e tua, imazhe që bien në sy, për të krijuar dizajne të nivelit tjetër që spikaten, si karta të personalizuara për ditëlindje, karta për festa dhe sfonde për telefonin, madje përdor AI-në për të redaktuar fotografitë si një ekspert, si p.sh. duke fshirë sfondin e fotografisë. Krijo çfarë të duash, në kohën dhe vendin e duhur.
Funksionalitetet kryesore:
• Imazhe: art fantastiko-shkencor, skena surreale, imazhe qesharake? Ëndërroje, shkruaje dhe krijoje me anë të AI-së. Imagjinata jote s’njeh kufi!
• Ngjitëse: gjallëro mesazhet e tua duke krijuar ngjitëse zbavitëse me anë të AI-së. Ndaji lehtësisht këto ngjitëse në çdo aplikacion mesazhesh në telefon me një trokitje të vetme.
• Sfonde: përdor AI-në për të krijuar sfonde unike dhe të personalizuara për ekranet e telefonit, të cilat përshtaten me çdo humor.
• Dizajne: krijo lehtësisht një dizajn nga fillimi me anë të AI-së, duke përdorur fjalë ose fotografi për të përshkruar një ide.
• Karta për festa: përhap harenë e festave me dizajne festive për çdo rast. Shkruaj rastin dhe merr një shumëllojshmëri dizajnesh të gatshme për t'u përdorur.
• Karta për ditëlindje: trego se sa shumë e ke dikë për zemër me karta të personalizuara që do t’i zbukurojnë ditën.
• Redakto imazhet me AI: merr kontrollin e fotografive dhe imazheve të tua dhe përsosi ato me anë të AI-së. Me një trokitje të vetme, Designer të ndihmon:
o Të heqësh sfondin: përzgjidh dhe fshi sfondin e fotografisë.
o Të mjegullosh sfondin: përzgjidh dhe mjegullo sfondin e fotografisë.
o T’i ndryshosh madhësinë e imazhit tënd sipas nevojës për ta ndarë drejtpërdrejt imazhin në platformat e rrjeteve sociale.
Informacione shtesë për kushtet e përdorimit, mund të gjenden këtu: https://designer.microsoft.com/mobile/termsOfUseMobile.pdf
Shkarko Designer dhe krijo diçka të re sot!