Aplikacioni CREATURES është mënyra më e mirë për të zbuluar pikat e interesit dhe shtigjet në rajonin Adriatiko-Jonian dhe u hap dyert vendeve dhe eksperiencave më magjepsëse.
Ti mund të navigosh në listen e pikave të interesit në cdo vend pjesëmarrës nëpërmjet kategorisë dhe nën-kategorisë si Kultura, Historia, Aktivitetet, Natyra ose Akomodimi. Ti mund të zgjedhësh një pikë interesi specifike në mënyrë që të shikosh informacion të mëtejshëm duke përfshirë edhe një përshkrim me lidhjet përkatëse, informacionin mbi kontaktet, vendndodhjen dhe një galeri fotosh përshkruese të pikës. Gjithashtu ti mund ti shikosh këto pika interesi në një hartë interaktive dhe të vëresh distancën nga vendndoshja jote.
Ti mund të shikosh shtigjet e zgjedhura nga cdo vend dhe të lexosh një përshkrim të shkurtër për secilin prej tyre. Ti gjithashtu mund të planifikosh shtigjet e tua duke u përgjigjur një liste të shkurtër pyetjesh mbi udhëtimin tënd. Ti mund të shtosh informacion mbi interest e tua, destinacionin tënd dhe kohëzgjatjen e udhëtimit dhe aplikacioni do të sugjerojë një rrugë që ti mund ta ndjekësh duke përfshirë dhe pikat e interesit përkatëse.
Funksione shtesë:
• Përdoruesi mund të skanojë kodin QR të një pike interesi nëpërmjet aplikacionit dhe menjëherë të shikojë informacionin për atë pikë interesi.
• Duke selektuar butonin AR në aplikacion, kamera e celularit do të hapet dhe përdoruesi mund të gjejë pikat më të aferta të interesit në formën e markerave në horizont dhe përreth tij, në imazhin që ai sheh.
• Përdoruesi mund të alternojë profilin e tij me preferencat e aplikacionit dhe të plotësojë formularë mbi eksperiencën e tij për shtigjet.
Përditësuar më
28 tet 2025
Udhëtimi dhe vendet lokale