Vivaldi Browser - Më i shpejti

4,5
72,8 mijë komente
5 mln+
shkarkime
Vlerësimi i përmbajtjes
Të gjithë
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit

Rreth këtij aplikacioni

Po ndërtojmë shfletuesin më të shpejtë dhe më të personalizueshëm të internetit, i cili i jep rëndësi sferës private (jo përfitimit në dëmin tuaj). Ky shfletues ju përshtatet juve. Vivaldi ka plot veçori, siç janë skedat si në kompjuter, bllokimi i reklamave, mbrojtja ndaj gjurmuesve dhe përkthyesi privat. Motivet dhe skemat e ndryshme grafike ju ndihmojnë ta bëni Vivaldin siç e doni.

Shkarkojeni që sot shfletuesin më privat të internetit!

🏃‍♀️ Personalizimi i Tasteve të Shpejta

Shfletoni shpejt duke i regjistruar faqet më interesante si Taste të Shpejta. Futini në dosje dhe zgjidhni paraqitjen grafike. Ndryshoni edhe kodet e motorëve të kërkimit që përdoren në fushën e adresave të Vivaldit (si ""d"" për DuckDuckGo ose ""w"" për Wikipedia).

💡 Brezi i skedave në grupe me dy nivele

Vivaldi është shfletuesi i parë në botë për Android që përdor dy rreshta për ndarjen e skedave. Mbani pak shtypur butonin për skedën e re dhe përzgjidhni “Grup të ri skedash” për ta parë si duket! Administrojini skedat me Brezin e skedave (që funksionon mirë në ekranet e mëdha dhe tabletat) ose me Ndërruesin e skedave. Ndërruesi ju ndihmon që me rrëshqitjen e shpejtë të gishtit, të gjeni skedat e hapura, skedat private dhe skedat që keni mbyllur ose hapur në një aparat tjetër.

🕵️‍♂️ Mbrojtje pa kompromis e privatësisë dhe sigurisë

Vivaldi nuk ju përgjon dhe ne mundohemi t'i bllokojmë përgjuesit që ju ndjekin në internet. Skedat private sigurojnë që historiku i faqeve të mbetet i fshehtë dhe të mos regjistrohen kërkimet që bëni, faqet që hapni, cookies dhe skedarët e përkohshëm.

⛔️ Bllokimi i reklamave dhe gjurmuesve

Dritaret dhe reklamat modale janë gjërat më të bezdisshme që ka interneti. Tani mund t'i eliminoni ato me disa klikime. Bllokuesi i integruar i reklamave bllokon reklamat dhe gjurmuesit që ju ndjekin në internet - pa shtesa të tjera. P.S. Duke bllokuar reklamat dhe dritaret modale e shfletoni internetin më shpejt dhe me siguri.

🛠 Instrumente inteligjente

Vivaldi përfshin disa funksione për të rritur performancën dhe për të mos pasur nevojën për aplikacione të tjera. Për shembull:

- Përktheni privatisht faqet e internetit me Përkthyesin e Vivaldit (mundësohet nga Lingvanex).
- Mbani Shënime teksa shfletoni dhe sinkronizojini ato me aparatet e tjera në mënyrë të sigurt.
- Fotografoni faqe të tëra (ose vetëm pjesën e dukshme) dhe ndajini ato me shpejtësi.
- Skanoni Kodet QR dhe ndajini lidhjet me aparatet e tjera.
- Përdorni Veprimet me faqen për të aplikuar disa filtra te përmbajtja e faqes.

🍦 Merrini të dhënat me vete

Vivaldi ofrohet edhe për sistemet Windows, Mac dhe Linux! Sinkronizoni të dhënat me aparatet që keni dhe vijoni punën. Skedat e hapura, të dhënat identifikuese, faqet interesante dhe shënimet do të sinkronizohen pa u vënë re me anë të shifrimit më të sigurt dhe fjalëkalimit.

Të gjitha funksionet e shfletuesit Vivaldi

- Shfletimi i sinkronizuar i internetit
- Bllokimi falas i reklamave dhe dritareve modale
- Fotografimi i faqeve
- Taste të Shpejta për faqet interesante
- Bllokimi i gjurmuesve mbron privatësinë
- Shënime të formatuara
- Skeda private (për shfletimin privat)
- Paraqitje e errët
- Administrimi i faqeve interesante
- Skanimi i Kodeve QR
- Shkarkimi me aplikacione të jashtme
- Skeda të mbyllura së fundmi
- Kode për motorët e kërkimit
- Këndi i lexuesit
- Klonimi i skedave
- Veprime me faqen
- Përzgjedhje e gjuhëve
- Administrimi i shkarkimeve
- Autopastrimi i të dhënave gjatë daljes
- Mbrojtje për WebRTC-në (për privatësinë)
- Bllokimi i mesazheve për cookies
- 🕹 Lojë e integruar Arcade

✌️ Për Vivaldin

Për të marrë maksimumin nga Vivaldi, bëni sinkronizimin me kompjuterin. Ka gjëra interesante që mendojmë se do ju pëlqejnë. Shkarkojeni nga vivaldi.com



Me Vivaldin e shfletoni internetin me tjetër cilësi! Hapini adresat privatisht nga aplikacionet e tjera dhe shfletojeni internetin pa ngurrim!
Përditësuar më
13 maj 2024

Siguria e të dhënave

Siguria fillon me njohjen e mënyrës se si i mbledhin dhe i ndajnë zhvilluesit të dhënat e tua. Praktikat për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave mund të variojnë bazuar në përdorimin, rajonin dhe moshën tënde. Këto informacione janë dhënë nga zhvilluesi dhe ato mund të përditësohen me kalimin e kohës.
Nuk ndahen të dhëna me palë të treta
Mëso më shumë për mënyrën se si e deklarojnë zhvilluesit ndarjen e të dhënave
Nuk mblidhen të dhëna
Mëso më shumë për mënyrën se si e deklarojnë zhvilluesit mbledhjen e të dhënave

Vlerësime dhe komente

4,5
66,7 mijë komente
Bardha Jahaj
1 dhjetor 2023
Superb
A ishte e dobishme kjo?
Vivaldi Technologies
3 dhjetor 2023
Whoa, thanks for the love! 🌟 Keep rockin' the web with Vivaldi Browser!
Mintpro 47
11 janar 2022
Very nice browser ❤👍🏻
A ishte e dobishme kjo?
Vivaldi Technologies
4 maj 2023
Hi, Thank you for your review! Please show Vivaldi to your friends and tell them why you use it. Also shoot us a note at forum.vivaldi.net if you have any questions.

Ç'të reja ka

🎉 Welcome to Vivaldi 6.7! We've listened to your feedback and made some fantastic updates:

- Smarter Bookmarks: Vivaldi now remembers your last visited folder in the Bookmarks Panel. Access your favorites faster!
- Improved Ad & Tracker Blocker: We've fixed bugs and fine-tuned our blocker so you can browse without distractions.
- Better Vivaldi Translate: Together with Lingvanex, we've boosted the speed and accuracy of translations.

🌟 Loving Vivaldi? Rate us 5-stars & share your thoughts!