Gjenerali prej Bore

· Booktique.al
电子书
68
符合条件

关于此电子书

 Përralla me ilustrime nga autori i mirënjohur, Viktor Canosinaj

作者简介

 Shkrimtari Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, qyteti  më i afërt me ishullin e Sazanit, ku banonte familja e tij. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij.

Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e  Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.

Librat për fëmijë e të rinj:

“ Ata kërkonin lumturinë” ( Për moshën 10-14 vjeç)  - Roman i llojit të problemeve shoqërore, i gërshetuar me aventurë. U botua në vitin 1997 dhe pati një sukses të menjëhershëm. Ai ka njohur disa ribotime nëpër vite dhe mbetet një nga romanet më të lexuar të autorit Viktor Canosinaj. Është historia e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali fshehtazi, në kërkim të një jete më të mirë dhe atje ndeshen me një sërë ngjarjesh që as nuk i kishin çuar nëpër mend,  si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj. Miqësia e ngushtë me njëri-tjetrin bën që ata të mbeten të bashkuar dhe në fund të vendosin për t’u kthyer përsëri në shtëpi.

“ Në rrugë”   (Për moshën 10-14 vjeç) - U botua në vitin 1998. Është një lloj vazhdimi i romanit “Ata kërkonin lumturinë” dhe trajton pak a shumë të njëjta probleme, por kësaj here në Greqi, ku njëri nga heronjtë kryesorë të librit “Ata kërkonin lumturinë” shkon për të gjetur nënën e tij, e cila ka rënë viktimë e një krimineli dhe trafikanti droge.

“ Lamtumirë guaska ime” – ( Për moshën 10-13 vjeç) – Roman i llojit të problemeve sociale, i gërshetuar  me aventurë dhe fantazi. Trajton probleme familjare të familjes shqiptare në vitet ’90 dhe krizës që ajo kalon. Dy fëmijë, motër e vëlla, bëjnë çmos t’i mbajnë të bashkuar prindërit e tyre që po shkojnë drejt ndarjes. Në ndihmë ju vjen një vajzë jetime e shndërruar prej vitesh në guaskë, e cila merr pjesë gjallërisht në ngjarjet e librit dhe bëhet shpëtimtare për familjen e fëmijëve. Në fund të librit edhe ajo vetë shndërrohet përsëri në njeri dhe birësohet nga një çift pa fëmijë.

“Meriyll” ( për moshën 12-16 vjeç) - U botua në vitin 2000. Roman i llojit të problemeve shoqërore. Vepra më e suksesshme e autorit. Ka njohur disa ribotime, duke u shndërruar brenda pak kohe në një bestseller. Është renditur në Listën e  Nderit të IBBY-it për vitin 2002. Nga anketimet rezulton libri më i lexuar nga adoleshentët shqiptarë. Trajton fatin e një vajze që humb nënën në moshën 13-vjeçare dhe mbi supet e saj të njoma bie barra e shtëpisë dhe e një vëllai dhe një motre më të vogël që kanë nevojë për kujdes. Ndërkohë babai i saj ka mbetur pa punë dhe ka probleme serioze me alkoolin. Në sajë të mbështetjes së Sidit, një shokut të ngushtë të klasës, vajza me emrin Meriyll arrin t’ia dalë mbanë dhe të shpëtojë nga trafikimi që i kishin përgatitur dy djem, njëri prej të cilëve kishte lidhje me një fqinjën e saj. Mes Sidit dhe Meriyllit lindin ndjenjat e para të dashurisë.

“Monstrat e Rrugës së Mimozave”  (Për moshën 10-14 vjeç) – Roman i llojit të problemeve sociale, i gërshetuar me aventurë. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2002. Trajton raportet mes prindërve dhe fëmijëve në ditët tona. Në qendër është një djalë, të cilin prindërit e detyrojnë të studiojë për muzikë kundër dëshirës së tij. Por ai arrin t’i bindë ata se nuk ka talent dhe jeta e tij merr një rrjedhë tjetër, sidomos pas përfshirjes rastësore në kapjen e disa banditëve që kanë grabitur një bankë, rrjedhë që vë në provë karakterin e tij.

“ Lulet e përgjakura të 7 Marsit” ( Për moshën 10-14 vjeç) Novelë e botuar në vitin 2001. Trajton problemin tragjik të gjakmarrjes dhe të ngujimit të fëmijëve. Në qendër është një djalë 12-vjeçar,  i cili detyrohet të ngujohet për shkak të gjakmarrjes, ndërkohë që i ati është larguar drejt Greqisë në emigracion. Gjakmarrësit janë familja e një shoku klase të djalit të ngujuar.

“Qeni milioner” (Për moshën 9-12 vjeç) - Roman i zhanrit të fantazisë. U botua në vitin 2002.  Falë njohjes me një zonjë të pasur, jeta e një qeni rruge ndryshon. Atë e merr zonja në shtëpinë e saj dhe miqësohen aq shumë, saqë, pas vdekjes, zonja i lë qenit  trashëgim gjysmën e pasurisë së saj. Kjo gjë tërbon nipërit dhe mbesat e saj që vendosin ta heqin qafe qenin. 

“ Ëndrrat e anijes me vela” – ( Për moshën 12-16 v jeç) Roman i llojit me probleme shoqërore. U botua në vitin 2003. Trajton botën e fëmijëve dhe të rinjve në kohën e  diktaturës komuniste. Familja e Lorikut bëhet viktimë e një dënimi të padrejtë: babai i tij, drejtor i një uzine,  burgoset për sabotazh, ndërsa pjesa tjetër e familjes internohet në një fshat të humbur. Shkatërrohen shumë gjëra në jetën e  Lorikut dhe motrës së tij më të vogël, pikërisht në moshën e tyre më të bukur. Por duhet mbijetuar dhe fëmijët bashkë me nënën e tyre arrijnë të mbijetojnë me shumë sakrifica e vuajtje.

“ Zemra në pëllëmbë të dorës” – ( Për moshën 12-14 vjeç) Roman i llojit me probleme shoqërore. U botua në vitin 2004. Trajton fatin e  fëmijëve jetimë në ditët tona dhe problemet e tyre. Në qendër janë dy fëmijë, motër e vëlla, të cilët dërgohen në jetimore nga xhaxhai i tyre, ndërkohë që babai u ka vdekur dhe nënën e tyre e kanë të shtruar në një spital psikiatrik. Xhaxhai synon të marrë shtëpinë e dy jetimëve, synim të cilit ia arrin përkohësisht. Pasqyrohet sesi rrjedh jeta në jetimore ku dërgohen fëmijët.

“ Aventurat me ishullin lundrues”  ( Për moshën 10-14 vjeç)  Roman i llojit të fantazisë. Vigi, një djalë 11-vjeçar, me anë të një filmi të realizuar në kompjuter nga shoqja e tij e ngushtë, përjeton një sërë ngjarjesh fantastike që vënë në provë karakterin e tij, duke e paraqitur ndryshe nga ç’është në të vërtetë. Në fund Vigi merr vesh se gjithçka është një mesazh i gjatë kompjuterik i dërguar nga shoqja e ngushtë me rastin e ditëlindjes së tij.

“Në kërkim të princeshës Ujëvarë” – ( Për moshën 10-14 vjeç) Roman i llojit të fantazisë. U botua në vitin 2007. Një grup miqsh që jetojnë nën det gjejnë një ditë një thesar që i përkiste një princeshe, që do të martohej pas marrjes së tij. Pasi mposhtin tundimin e përvetësimit të thesarit, miqtë vendosin t’ia çojnë atë princeshës dhe gjatë rrugës kalojnë një sërë aventurash ku zbulohet karakteri i tyre.    

“P4” – (Për moshën 10-14 vjeç) Roman i llojit të problemeve shoqërore. Dy motra gjenden në udhëkryq kur papritur prindërit e tyre ndahen dhe nëna martohet në Itali me një italian duke marrë me vete motrën e vogë. Motra e madhe mbetet në Shqipëri me të atin. Ato bëjnë përpjekje për ta mbajtur të bashkuar familjen e tyre, por nuk ia dalin dot. Romani thekson idenë se pavarësisht nga ndarja e prindërve jeta vazhdon dhe pjesëtarët e një familjeje mbeten gjithmonë të bashkuar. 

“Të gjithë tulipanët e botës” – (Për moshën 14-18 vjeç) Roman i llojit të problemeve shoqërore. Në qendër të tij është dashuria mes dy adoleshentëve, e cila kalon një sërë provash dhe lëkundjesh dhe gjatë së cilës dy të rinjtë zbulojnë veten e tyre dhe mjedisin shoqëror që i rrethon. 

“Nesër do të jetë ndryshe” – (Për moshën 14-18 vjeç) Roman i llojit të problemeve shoqërore. Në qendër të tij është një familje shqiptare me dy vajza adoleshente, njëra prej të cilave përjeton dashurinë e saj të parë me një shokun e klasës, dashuri që ndesh në kundërshtimin e prindërve. Romani trajton marrëdhëniet prindër-fëmijë në ditët tona, ndeshjen e mentaliteteve të ndryshme dhe si kanë qenë këto mentalitete në breza. 

“Një dashuri sa dy oqeane” – (Për moshën 14-18 vjeç) Roman i llojit fantastiko-shkencor, i ndërthurur me probleme shoqërore. Gjatë një lundrimi studimor një klasë nxënësish të shkollës së mesme merren peng nga disa banorë të nënujit, të organizuar në një strukture ushtarake tepër të egër, strukture e cila jetonte nën det dhe synonte që në një të ardhme të shpejtë të pushtonte vendin ku nxënësit jetonin. Adoleshentët e rrëmbyer i shndërrojnë në krijesa të tjera, por këtij shndërrimi i shpëton vetëm njëri prej tyre, i cili vendos fatin e mëtejshëm të shokëve dhe të atdheut të tij.  

 

 

 


为此电子书评分

欢迎向我们提供反馈意见。

如何阅读

智能手机和平板电脑
只要安装 AndroidiPad/iPhone 版的 Google Play 图书应用,不仅应用内容会自动与您的账号同步,还能让您随时随地在线或离线阅览图书。
笔记本电脑和台式机
您可以使用计算机的网络浏览器聆听您在 Google Play 购买的有声读物。
电子阅读器和其他设备
如果要在 Kobo 电子阅读器等电子墨水屏设备上阅读,您需要下载一个文件,并将其传输到相应设备上。若要将文件传输到受支持的电子阅读器上,请按帮助中心内的详细说明操作。