Ikja e Pellumbave

· Booktique.al
ई-बुक
100
पेज
योग्य

इस ई-बुक के बारे में जानकारी

Gjatë trazirave të vitit 1997, kur shteti u shpërbë dhe depot e armëve u hapën, me miliona armë të të gjitha llojeve ranë në duart e shqiptarëve. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, nga lëndët shpërthyese dhe vrasjet aksidentale humbën jetën 46 fëmijë shqiptarë, ndërsa 1232 fëmijë të tjerë u plagosën. Nga këta, 520 kanë mbetur të gjymtuar. Vetëm në rrethin e Gramshit humbën jetën 20 fëmijë, në shumicën e rasteve për shkak të shpërthimit të bombave. Nga humbja e të dy apo njërit prej prindërve, mbetën jetimë rreth 1000 fëmijë, të cilët jetojnë ende në një gjendje të vështirë ekonomike.

Për shkak të mbajtjes së pakujdesshme të armëve nëpër shtëpi, fëmijët kanë kryer me to shumë vrasje të pandër- gjegjshme të të afërmve të tyre. Bile njëri prej tyre, duke luajtur “Luftash”, vrau nënën e tij, e cila po gatuante në kuzhinë.

Gjatë vitit 1997, nën drejtimin e të rriturve, fëmijët u përfshinë jo vetëm në marrjen, mbledhjen dhe transpor- timin e armëve të ndryshme, por edhe në tregtimin e tyre për qëllime fitimi.

Sidomos muaji mars i vitit 1997 ka lënë pasoja shumë të rënda në formimin psikologjik të fëmijëve shqiptarë. Vetëm në lagjen Kombinat të Tiranës janë regjistruar për të kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të traumatizimit 30 % e fëmijëve. Sipas një përllogaritjeje, nga 34.000 fëmijë që kishte Tirana atë vit, 27.000 prej tyre kishin nevojë për ndihmën e psikologut, për të larguar tronditjen e pësuar.

 (Marrë nga shtypi shqiptar i kohës)

इस ई-बुक को रेटिंग दें

हमें अपनी राय बताएं.

पठन जानकारी

स्मार्टफ़ोन और टैबलेट
Android और iPad/iPhone के लिए Google Play किताबें ऐप्लिकेशन इंस्टॉल करें. यह आपके खाते के साथ अपने आप सिंक हो जाता है और आपको कहीं भी ऑनलाइन या ऑफ़लाइन पढ़ने की सुविधा देता है.
लैपटॉप और कंप्यूटर
आप अपने कंप्यूटर के वेब ब्राउज़र का उपयोग करके Google Play पर खरीदी गई ऑडियो किताबें सुन सकते हैं.
eReaders और अन्य डिवाइस
Kobo ई-रीडर जैसी ई-इंक डिवाइसों पर कुछ पढ़ने के लिए, आपको फ़ाइल डाउनलोड करके उसे अपने डिवाइस पर ट्रांसफ़र करना होगा. ई-रीडर पर काम करने वाली फ़ाइलों को ई-रीडर पर ट्रांसफ़र करने के लिए, सहायता केंद्र के निर्देशों का पालन करें.