Mallkimi i Grave

· Booktique.al
Llibre electrònic
178
Pàgines
Apte

Sobre aquest llibre

 “Mallkimi i grave” – Ky është një roman me sfond historik, ngjarjet e të cilit zhvillohen në kohën e sundimit të Ali pashë Tepelenës. Në fokus është masakra famëkeqe e Kardhiqit e vitit 1812, ngjarje që mbeti në kujtesën historike të popullit për shkak të egërsisë dhe veçanësisë së saj. Autori përpiqet të shpjegojë në këtë libër shkaqet e dhunës që është kaq shumë e pranishme në historinë e popullit shqiptar.   

 

Sobre l'autor

 BIO-BIBLIOGRAFI

Shkrimtari Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, qyteti  më i afërt me ishullin e Sazanit, ku banonte familja e tij. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij.

Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e  Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar. 

Aktiviteti letrar

Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur “ Katër yje në qytet”, i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër.

Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë. Ai ka botuar disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij “Meriyll” është renditur në Listën e Nderit të IBYY-t për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF-i, Lëvizja  “Mjaft” dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006,  Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë  e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij janë shndërruar në bestseller. Në vitin 2008 mori pjesë në Festivalin e Librit në Berlin.

Puntua aquest llibre electrònic

Dona'ns la teva opinió.

Informació de lectura

Telèfons intel·ligents i tauletes
Instal·la l'aplicació Google Play Llibres per a Android i per a iPad i iPhone. Aquesta aplicació se sincronitza automàticament amb el compte i et permet llegir llibres en línia o sense connexió a qualsevol lloc.
Ordinadors portàtils i ordinadors de taula
Pots escoltar els audiollibres que has comprat a Google Play amb el navegador web de l'ordinador.
Lectors de llibres electrònics i altres dispositius
Per llegir en dispositius de tinta electrònica, com ara lectors de llibres electrònics Kobo, hauràs de baixar un fitxer i transferir-lo al dispositiu. Segueix les instruccions detallades del Centre d'ajuda per transferir els fitxers a lectors de llibres electrònics compatibles.