EasyKont e sjell kontabilitetin e biznesit tuaj në telefon. Fotografoni një faturë dhe lexohet automatikisht me inteligjencë artificiale që flet shqip — pa shtypje manuale, pa Excel, pa pritur deri në fund të muajit.
I ndërtuar për bizneset dhe kontabilistët në Kosovë, sipas rregullave të ATK-së.
PËR BIZNESIN
• Faturat e shitjes — krijoni, dërgoni dhe ndiqni faturat me TVSH 8% ose 18%
• Blerësit dhe furnitorët — kartela e plotë e secilit partner
• Borgjet — shihni menjëherë kush ju ka borxh dhe sa
• Stoqet — gjendja, hyrjet, daljet dhe kostoja e mallit të shitur
• Arka dhe banka — çdo lëvizje parash, e barazuar automatikisht
• Fletëlëshimet, faturat e blerjes, të shpenzimeve dhe investuese
PËR KONTABILISTIN
• Klientët — të gjitha bizneset tuaja në një vend
• Librat e ATK-së — libri i shitjes dhe i blerjes, të gatshëm për deklarim
• Deklarimet — TVSH dhe deklarimet tjera, të përgatitura nga të dhënat tuaja
• Zhvlerësimi — pasqyra e zhvlerësimit e llogaritur vetë
• Foto në Excel — shndërroni faturat e fotografuara në tabelë të rregullt
• Analiza e fitimit dhe humbjes
PIKA E SHITJES
• Plani i sallës me tavolina
• Arkëtim i shpejtë me menu të konfigurueshme
• Llogari të ndara për punëtorët, me leje sipas rolit
INTELIGJENCA ARTIFICIALE
Asistenti i EasyKont flet shqip. Pyeteni për gjendjen e stoqeve, për borgjet e një blerësi, ose lëreni të lexojë një faturë të fotografuar dhe ta fusë vetë në sistem. Mund të flisni me zë ose të shkruani.
SIGURIA
• Kyçje me Face ID ose gjurmë gishti
• Të dhënat e enkriptuara në transmetim
• Llogari të ndara sipas rolit — secili sheh vetëm atë që i takon
LLOGARIA
EasyKont është një platformë për biznese. Llogaritë hapen nga kontabilisti juaj — nuk ka regjistrim publik në aplikacion. Nëse biznesi juaj ende nuk e përdor EasyKont, na shkruani në info@atika.solutions.
Politika e privatësisë: https://easykont.com/privacy
Fshirja e llogarisë: https://easykont.com/fshij-llogarine
I gjithë kontabiliteti nga telefoni juaj.