Crowdsource

4,1
15,6 mijë komente
1 mln+
shkarkime
Vlerësimi i përmbajtjes
Adoleshentë
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit

Rreth këtij aplikacioni

Përgjigjju pyetjeve argëtuese dhe të lehta që sjellin një ndikim të jashtëzakonshëm! Kalo nivele, shkyç stema dhe ndaj arritjet e tua përgjatë rrugës! Kontributet e tua vullnetare i bëjnë produktet e Google më të mira në rajonin ku ti jeton. Mësoje "Asistentin e Google" që të kuptojë më mirë domethënien, përmirëso "Përkthe me Google" për gjuhën tënde dhe ndihmo "Fotografitë e Google" të identifikojnë objekte. Këto janë vetëm një pjesë e kontributeve të larmishme dhe gjithmonë në rritje që mund të bësh për të përmirësuar Google në nivel lokal si dhe global.



Provo disa nga këto detyra për t'u bashkuar në komunitetin e kontribuesve të Google:



Krahasimi i imazheve: Na trego se cili imazh të pëlqen më shumë.

Vlerësimi i shkrimit të dorës: Na trego nëse shkrimi i dorës përputhet me tekstin që shikon.

Leximi i shkrimit të dorës: Na trego nëse mund ta identifikosh se çfarë thotë shkrimi i dorës.

Krahasimi i shkrimit të dorës: Krahaso dy stile të shkrimit të dorës për të zgjedhur preferencën tënde.

Verifikimi me pikë: Verifiko që pika qendrore është mbi subjektin.

Krahasimi i ushqimeve: Krahaso karakteristikat e dy imazheve të ushqimeve.

Dhurimi i audios: Regjistro zërin tënd për të përmirësuar teknologjinë e ligjërimit.

Fakte ushqimore: Na trego nëse një pjatë ushqimore ka karakteristika të veçanta.

Etiketuesi i ushqimeve: Na trego se çfarë ushqimi përmban një imazh.

Ngjashmëria semantike: Gjyko nëse dy fraza kanë të njëjtin kuptim.

Njohja e grafikëve: Gjyko nëse grafikët janë të kuptueshëm dhe të besueshëm.

Shkrimi me rrëshqitje: Rrëshqit gishtat e tu në tastierë për të shkruar tekstin që shikon.

Verifikimi i audios: Dëgjo një klip të shkurtër audio dhe përcakto nëse shqiptimi tingëllon i natyrshëm në gjuhën tënde.

Përshkrimi i imazhit: Regjistro zërin tënd duke përshkruar imazhet që të paraqiten për të përmirësuar teknologjinë e ligjërimit.

Verifikimi i etiketave të imazheve: Na trego nëse imazhet janë etiketuar siç duhet.

Regjistrimi i imazheve: Mblidh dhe ndaj fotografi nga rajoni ku ti jeton.

Përkthimi: Përkthe fraza dhe fjalë në gjuhë të ndryshme.

Vlerësimi i përkthimit: Zgjidh se cilat fraza janë të përkthyera saktë.

Njohja e shkrimit të dorës: Shiko shkrimin e dorës dhe shkruaj tekstin që shikon.

Vlerësimi i qëndrimit: Vendos nëse një fjali në gjuhën tënde është pozitive, negative ose neutrale.

Kamera inteligjente (kërkohet Android Lollipop 5.0+): Drejtoje te një objekt dhe shiko nëse kamera mund ta gjejë se çfarë është.



Sa herë që dorëzon një përgjigje, ti i bën produktet e Google më përfshirëse për vitet në vijim. Gjithashtu, ti do të shpërblehesh për ndihmën tënde me avantazhe, si p.sh duke u lidhur me kontribues të tjerë te takimet vendase, duke marrë ftesa ekskluzive për biseda në linjë në Hangouts me përdoruesit e Google dhe kontribues të tjerë, si dhe duke u spikatur në kanalet sociale të Crowdsource. Pavarësisht nëse je në tren, në një stacion autobusi ose duke pritur në një radhë, gjej pak kohë për ta bërë Google më të mirë për komunitetin tënd lokal.
Përditësuar më
14 maj 2024

Siguria e të dhënave

Siguria fillon me njohjen e mënyrës se si i mbledhin dhe i ndajnë zhvilluesit të dhënat e tua. Praktikat për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave mund të variojnë bazuar në përdorimin, rajonin dhe moshën tënde. Këto informacione janë dhënë nga zhvilluesi dhe ato mund të përditësohen me kalimin e kohës.
Ky aplikacion mund të ndajë këto lloje të dhënash me palë të treta
Informacionet personale
Ky aplikacion mund të mbledhë këto lloje të dhënash
Vendndodhja, Informacionet personale dhe 5 lloje të tjera
Të dhënat janë enkriptuar gjatë transferimit
Mund të kërkosh që të dhënat të fshihen

Vlerësime dhe komente

4,0
15,1 mijë komente
Kllogjri Fadil
31 gusht 2021
Good 👍
A ishte e dobishme kjo?

Ç'të reja ka

Detyrë e re zbavitëse me imazhet: Krahasimi i imazheve!