Qasja me çelës

4,1
13,2 mijë komente
100 mln+
shkarkime
Vlerësimi i përmbajtjes
Të gjithë
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit
Imazhi i pamjes së ekranit

Rreth këtij aplikacioni

Kontrollo telefonin ose tabletin tënd duke përdorur çelësat ose kamerën e përparme. Mund të përdorësh çelësat për të zgjedhur artikuj, për të lëvizur, për të futur tekst etj.

"Qasja me çelës" të lejon të ndërveprosh me pajisjen tënde Android duke përdorur një ose më shumë çelësa në vend të ekranit me prekje. "Qasja me çelës" mund të jetë e dobishme nëse nuk mund të ndërveprosh drejtpërdrejt me pajisjen tënde.

Për të filluar:
1. Hap aplikacionin "Cilësimet" të pajisjes.
2. Trokit te Qasshmëria > Qasja me çelës.

Konfiguro një çelës

"Qasja me çelës" skanon artikujt në ekranin tënd dhe thekson çdo artikull derisa të bësh një zgjedhje. Mund të zgjedhësh nga disa lloje çelësash:

Çelësat fizikë
• Çelësat me Bluetooth ose USB, si p.sh. butonat ose tastierat
• Çelësat në pajisje, si p.sh. butonat e volumit

Çelësat me kamerë
• Hap gojën, buzëqesh ose ngri vetullat
• Shiko majtas, djathtas ose lart

Skano pajisjen tënde

Pas konfigurimit të një çelësi, mund të skanosh dhe të ndërveprosh me gjërat në ekran.

• Skanimi linear: Lëviz mes artikujve një nga një.
• Skanimi rresht-kolonë: Skano rreshtat një nga një. Pasi të zgjidhet rreshti, lëviz mes artikujve në atë listë.
• Skanimi me pika: Përdor vijat që lëvizin për të zgjedhur një vendndodhje specifike horizontale dhe vertikale dhe më pas shtyp "Zgjidh".
• Zgjedhja e grupit: Cakto çelësa për grupe të ndryshme ngjyrash. Të gjithë artikujve në ekran do t'iu caktohet një ngjyrë. Shtyp çelësin që i korrespondon ngjyrës rreth artikullit që dëshiron. Ngushto madhësinë e grupit derisa të arrish te zgjedhja jote.

Përdor menytë

Kur zgjidhet një element, do të shikosh një meny me ndërveprimet e disponueshme, si p.sh. zgjidh, lëviz, kopjo, ngjit etj.
Do të jetë po ashtu një meny në krye të ekranit për të të ndihmuar të lëvizësh nëpër pajisje. Për shembull, mund të hapësh njoftimet, të shkosh tek ekrani bazë, të ndryshosh volumin etj.

Navigo me "Çelësat me kamerë"

Mund të përdorësh "Çelësat me kamerë" për të naviguar në telefonin tënd me anë të gjesteve të fytyrës. Shfleto ose zgjidh aplikacionet në telefonin tënd me përdorimin e kamerës së përparme të telefonit.
Mund të personalizosh po ashtu ndjeshmërinë dhe kohëzgjatjen e çdo gjesti për t'ua përshtatur më mirë nevojave të tua.

Regjistro shkurtoret

Mund të regjistrosh gjeste me prekje që mund t'i caktohen një çelësi ose që mund të nisen nga një meny. Gjestet me prekje mund të përfshijnë kapjen me dy gishta, zmadhimin, lëvizjen, rrëshqitjen e shpejtë, trokitjen dy herë etj. Më pas mund të nisësh veprime të shpeshta ose komplekse me një çelës të vetëm, p.sh. regjistrimi i një gjesti që kryen dy rrëshqitje të shpejta majtas për të kthyer dy faqe të një libri elektronik.

Njoftimi për lejet
• Shërbimi i qasshmërisë: Duke qenë se ky aplikacion është një shërbim i qasshmërisë, ai mund të vëzhgojë veprimet e tua, të marrë përmbajtjen e dritares, si dhe të vëzhgojë tekstin që ti shkruan.
Përditësuar më
21 gush 2023

Siguria e të dhënave

Siguria fillon me njohjen e mënyrës se si i mbledhin dhe i ndajnë zhvilluesit të dhënat e tua. Praktikat për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave mund të variojnë bazuar në përdorimin, rajonin dhe moshën tënde. Këto informacione janë dhënë nga zhvilluesi dhe ato mund të përditësohen me kalimin e kohës.
Nuk ndahen të dhëna me palë të treta
Mëso më shumë për mënyrën se si e deklarojnë zhvilluesit ndarjen e të dhënave
Ky aplikacion mund të mbledhë këto lloje të dhënash
Informacionet personale, Mesazhet dhe 4 lloje të tjera
Të dhënat janë enkriptuar gjatë transferimit
Të dhënat nuk mund të fshihen
Komente të pavarura për sigurinë

Vlerësime dhe komente

4,1
13 mijë komente

Ç'të reja ka

Ky përditësim përfshin rregullime të defekteve në kod.